RIKONSTRUKTOHET FAZA E DYTË E RRUGËS INDIRA GANDI NË SHUTO ORIZARE 13.2.2020

Ekipet e Qytetit të Shkupit sot filluan fazën e dytë të rindërtimit të rrugës Indira Gandi në komunën Shuto Orizare. Riparimi i pjesës së dytë të kësaj rruge të frekuentuar parashikohet të përfundojë në afat prej 50 ditëve. 

- Siç premtuam vjeshtën e kaluar kur filluam rindërtimin e fazës së parë të rrugës Indira Gandi, këtë pranverë e fillojmë rindërtimin e fazës së dytë të kësaj rruge, dhe atë në gjatësi prej 800 metra, nga rruga Kurora e Butelit deri te rruga Jetë e re. Asfalti i vjetër që është shkatërruar do të zëvendësohet me të ri, do të zëvendësohen skajoret e dëmtuara dhe do të riparohen edhe trotuaret. Investimi i Qytetit të Shkupit në këtë projekt është rreth 13,5 milionë denarë me TVSH-në" tha kryetari Shilegov në fillim të punimeve ndërtimore në rrugën Indira Gandi.

Ai theksoi se gjatë rindërtimit të këtij seksioni rrugor do të vendoset regjim i përkohshëm I trafikut në këtë pjesë të qytetit.

-I lusim qytetarët për mirëkuptim dhe respektim të regjimit të përkohshëm të trafikut, në mënyrë që sa më shpejtë të përfundojmë me rikonstruksionin e kësaj rruge që nuk është rikonstruktuar më shumë se 30 vjet. Qyteti i Shkupit investon në të gjitha pjesët e qytetit sepse për ne të gjithë qytetarët janë njësoj dhe kanë nevoja të njëjta për infrastrukturë të mirë. Në fillim të kësaj pranvere, kur fillon sezoni i mbjelljes, këtu do të ngrisim edhe një park të ri - parku i parë që do ta rregullon Qyteti i Shkupit në Shuto Orizare për nevojat e qytetarëve - njoftoi Shilegov.