NGA SOT TELEFERIKU NUK PUNON, AS LINJAT E AUTOBUSËVE FALAS NUK NGASIN DERI NË VODNO TË MESME 13.3.2020

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se nga sot (13.03.2020) teleferiku në Vodno nuk do të punojë, në përputhje me masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga virusi korona.

Nga sot, tre linjat e autobusëve falas nuk do të qarkullojnë deri në Vodno të mesme  (me numrat 25, 25 A dhe 25 B), dhe në përputhje me këtë, në garazhin në kate "26 Korriku" parkimi do të paguhet çdo ditë të javës, sipas tarifës së përcaktuar. Për shkak të masave dhe rekomandimeve për mbrojtje nga virusi korona, do të paguhet edhe parkimi në Vodno të mesme.



Qyteti i Shkupit do t'i informojë qytetarët në kohë për çdo ndryshim të situatës së krijuar në vendin tonë.