SHULEGOV: NE VEND SE TE NDERTOJME NDERTESA NE SHESH, NE KRIJOJME GJELBERIM 13.5.2020

Kryetari Petre Shilegov, Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviç dhe Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Janceva, sot promovuan siperfaqen e re te pllakëzur që ndodhet midis hyrjes së QTQ dhe sheshit të qytetit dhe paraqet një vend modern urban, ku qytetarët e Shkupit, por dhe të gjithë vizitorët në qytet do të duan të kalojnë kohë më shpesh aty.

 

- Po vendosim standarde të reja në rregullimin e hapësirës publike në Shkup. Vetëm disa muaj më parë, e njohëm këtë vend si vendin ku gjatë shiut të parë më të fortë mblidhej ujë në asfaltin e rrënuar, gjë që kufizonte lëvizjen tonë. Kjo hapësirë ​​së bashku me çatinë e gjelbër të QTQ paraqesin në fakt standardin e ri për pamjen e hapësirës publike në qytetin tonë dhe përshtaten me njëri-tjetri, në mënyrë që ne dhe qytetarët e të gjithë vendit të kemi një hapësirë ​​ku do të mund të kalojnë momente të bukura. Për realizimin e këtij projekti janë shpenzuar rreth 33 milion denarë nga buxheti i qytetit, duke përfshirë TVSH-në - tha Shilegov.

 

Ai shtoi se këtu është vendi ku ka lindur Nënë Tereza, e cila gjatë një vizite në Shkup në fillim të viteve te 80-ta, së bashku me Peshkopin e atëhershëm të Joakim Herbut dhe kryetarin e atëhershëm te Shkupit Metodi Antov, mbollën tre drurë në parkun e vogël te cilet janë akoma aty.

 

-Kjo sipërfaqe me bari pas meje, për fat të keq, në vitin 2012, u shit nga qeveria e mëparshme dhe në këtë hapësirë duhet të ngritet ndertese 20 metra, mbase një ndërtesë ndoshta edhe më e lartë, dhe në këndin e QTQ rruga të jetë më pak se tre metra e gjerë. Kjo hapësirë ​​është private dhe Qyteti nuk mund të investojë dhe ta rregullojë, por derisa unë jam kryetar, së bashku me kryetarin e Komunës së Qendrës dhe këshilltarët e Qytetit të Shkupit, do të kujdesemi që kjo hapësirë ​​të mbetet hapësirë ​​publike dhe nuk do ta lejojmë të ndërtohet ndërtesë. Ju bëj thirrje edhe juve qytetarëve, të qëndroni në mbrojtje të kësaj hapësire dhe të mos lejoni që ky vend ku u rrahën studentët të bëhet ndërtesë. Unë gjithashtu u bëj thirrje institucioneve kompetente, përkatësisht Prokurorisë Publike, që më në fund të jenë në nivelin e funksioneve të tyre që ata kryejnë dhe të anulojnë shitjen dhe të kthejmë pronën aty ku takon. Kjo hapësirë ​​është e Qytetit të Shkupit, dhe nuk është hapësirë ​​ku do të bëhen eksperimente të çmendura barok -theksoi Shilegovi.

 

Siperfaqja me pllaka eshte pothuajse 5,000 metra katrorë, dhe është ndërtuar me pllaka me cilësi të lartë në 3 lloje, mbi të cilat është ndërtuar shteg për personat me aftësi të kufizuara. Jane vendosur edhe pajisje të përshtatshme urbane, duke përfshirë një numër optimal të ulëseve, koshave të mbeturinave, ndriçimit, kanalizimit atmosferik dhe shtyllave mbrojtëse që do të parandalojnë parkimin e parregullt dhe lëvizjen e automjeteve. Gjithashtu, janë formuar edhe rresht drunjësh prej 22 drurë shumëvjeçare, të cilat vetëm në pak vite do të të bëjnë hije edhe më të bukur për kalimtarët.