Arsovska-Perinski: Investojmë mbi 12 milionë denarë për furnizimin më të mirë me ujë të zonave të larta në lagjen Kozle 13.5.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe drejtori i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, Zlatko Perinski, sot inspektuan aktivitetet ndërtimore për rikonstruksionin dhe lidhjen e rrjetit ekzistues të ujësjellësit në Kozle në komunën e Karposhit, në segmentin nga rruga “Nereshka” deri në rrugën “Mokra”.

- Me lidhjen e rrjetit të ujësjellësit në lagjen Kozle zgjidhet problemi shumëvjeçar me presionin e ulët në rrjetin e ujësjellësit në këtë pjesë të qytetit dhe sigurohet furnizimi më cilësor me ujë për banorët e lagjes Kozle, veçanërisht për banorët në zonat e larta të lagjes. Një përmirësim të veçantë do të ketë muajt e verës kur konsumimi i ujit rritet. Realizimi i këtij projekti është rreth 12 milionë denarë - theksoi kryetarja Arsovska.  

Me realizimin e këtij projekti lidhen dy ujësjellësit ekzistues që janë pjesë e së ashtuquajturës zona e lartë Zhdanec, përkatësisht lidhen tubacioni ekzistues F100 zona e lartë në rrugën "Kozle" te kryqëzimin me rrugën “Mokra” nga ana e lagjes Nerezi me tubacionin ekzistues F100 zona e lartë gjithashtu në rrugën “Kozle” në kryqëzimin me rrugën “Nereshka” - hyrja në lagjen Zhdanec. Këto ditë në terren po zhvillohen aktivitete ndërtimore për rikonstruksionin e lidhjeve ekzistuese të objekteve në njërën anë të rrugës “Kozle” të cilat gravitojnë në drejtimin rr. “Mokra” – rr. “Nereshka”, si dhe po kryhet rikonstruksioni i një pjese të vogël të lidhjeve ekzistuese të objekteve përgjatë rrugës "1010” e cila graviton drejt rrugës Kozle.

Meqenëse muajt e verës presioni në rrjetin që është pjesë e zonës së ulët të sistemit të ujësjellësit të qytetit të Shkupit zvogëlohet në mënyrë drastike, shfaqet mungesë presioni në lagjen Nerezi. Me lidhjen e këtyre dy tubacioneve që janë pjesë e së njëjtës zonë, në zonën e lartë Zhdanec do të bëhet i mundur shkurtimi i rrugëtimit të ujit deri në lagjen Nerezi, pikërisht nëpërmjet këtij tubacioni në rrugën “Kozle” dhe do të përmirësohet presioni në rrjet, pra do të përmirësohet furnizimi me ujë i objekteve përgjatë rrugës “Kozle” dhe më gjerë i objekteve në rrugicat përreth rrugës “Kozle” të cilat kanë më shumë kate - theksoi Perinski.

Rikonstruksioni dhe lidhja e rrjetit të ujësjellësit në lagjen “Kozle” ka rëndësi të madhe për banorët e lagjeve Kozle, Nerezi dhe Zhdanec, të cilët me realizimin e këtij projekti do të kenë furnizim më cilësor me ujë.