KANË MBETUR EDHE RRETH 4.000 SUBVENCIONE PËR INEVERTER, MË SË SHUMTI KANË APLIKUAR NGA KOMUNA E KISELLA VODËS 13.7.2020

Gjatë 10 ditëve të kaluara, kanë arritur 1.006 aplikime për subvencione për inverter, dhe kanë mbetur mjete financiare edhe për rreth 4,000 kërkesa. Sipas shifrave deri më tani, dimrin e ardhshëm në Shkup duhet të ketë rreth 1.000 amvisëri që do të ndryshojnë mënyrën e ngrohjes, ose me fjalë të tjera, do të kemi rreth 1.000 ndotës më pak se sezonin e mëparshëm të ngrohjes. Kjo do të përmirësojë dukshëm cilësinë e ajrit pasi do të ndikojë drejtpërdrejt në luftën kundër ajrit të ndotur.

Deri më tani, sipas komunave kanë aplikuar si në vijim: Kisella Voda 200, Gjorçe Petrov 166, Gazi Baba 136, Butel 118, Karposh 105, Aerodrom 98, Çair 87, Qendër 63, Shuto  Orizare 23 dhe Saraj 10 qytetarë.

Thirrja i përfshin qytetarët që kanë blerë inverter nga data 01.01.2020, deri në përfundimin e thirrjes në 30.11.2020 ose deri në ditën e shterjes së mjeteve financiare. Qytetarët do të kompensohen plotësisht për shpenzimet e blerjes së një pajisje inverter, por jo më shumë se 62,000 denarë në shumën neto.

Qyteti i Shkupit i rikujton qytetarët e të gjitha komunave të Shkupit se thirrja publike për dhënien e subvencioneve për kondicionerët inverter për ngrohjen e amvisërive është duke rrjedhë, ku qytetarët mund të aplikojnë online.

Sipas kushteve, të gjithë qytetarët në territorin e qytetit të Shkupit, të cilët nuk kanë përdorur subvencione për ngrohje nga Qyteti i Shkupit, dhe që nuk kanë lidhje ose mundësi për lidhje me ngrohjen qendrore në objektin ku do të instalohet pajisja, mund të aplikojnë për këtë thirrje publike.

Pajisja e blerë duhet të montohet në objekt me adresën e letër njoftimit të aplikantit.

Risi në këtë thirrje publike është që qytetarët të dorëzojnë vullnetarisht (pa kompensim) shporetin  ekzistues të drurit, qymyrit, naftës ose mazutit në lokacionin që do të përcaktohet dhe qytetarët do jenë të informuar në mënyrë plotësuese.

Ndarja e subvencioneve për kondicionerët inverter për ngrohjen e amvisërive është pjesë e masave të parashikuara në Planin për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe Planit aksional të Strategjisë për ndryshimet  klimatike në Qytetin e Shkupit.

Në hulumtimet e shumta të bëra për ekzaminimin e cilësisë së ajrit në Shkup, pjesëmarrje më të madhe në emetimin e grimcave PM10 dhe PM2.5 ka ngrohja e shtëpive që nuk kanë ngrohje qendrore. Për dallim nga shporetatme dru, qymyr, naftë dhe mazut, inverterët janë ekonomikë, ekologjik, nuk përdorin lëndë djegëse fosile, nuk ndotin ajrin dhe mundësojnë rehati dhe komoditet në shtëpi.

 

Të gjitha informatat për thirrjen, si dhe formularët për aplikime elektronike: https://www.surveymonkey.com/r/gradskopje-inverter2020