QYTETI I SHKUPIT DO TË SPËRKAS KUNDËR MUSHKONJAVE 13.7.2021

Qyteti i Shkupit njofton se gjatë dy ditëve të ardhshme do të spërkas kundër mushkonjave sipas planit si në vijim:

1.Dezinsektimi me aeroplan në territorin e qytetit të Shkupit, kundër mushkonjave, do të kryhet më 15.07.2021 (e enjte) dhe më 16.07.2021 (e premte), në orët e hershme të mëngjesit.

2.Dezinsektim terestik në territorin e qytetit të Shkupit, kundër mushkonjave do të kryhet nga data 18.07.2021 (e diel) deri më 22.07.2021 (e enjte ), në periudhën nga ora 22 deri në ora 03, ditën e ardhshme.

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë realizimin e dezinsektimit, e njëjta do të kryhet në të njëjtin termin ditën tjetër, kur kushtet e motit do të jenë të volitshme.

Lajmërohen bletarët në kohë t'i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.