NJOFTIM PËR MARRJEN E SË DREJTËS PËR SHFRYTËZIMIN FALAS TË VENDEVE PËR PARAQITJEN E PLLAKATEVE ZGJEDHORE 13.9.2021

Qyteti i Shkupit njofton parashtruesit e listave për kandidatë për Zgjedhjet lokale, se në përputhje me Vendimin për kushtet për marrjen e së drejtës për shfrytëzimin e vendit për paraqitjen e pllakateve zgjedhore në qytet („Lajmëtari Zyrtar i Qytetit të Shkupit” nr. 6/06), Qyteti i Shkupit vendos pano për reklamim zgjedhor falas në vende të caktuara posaçërisht.

Për marrjen e së drejtës për shfrytëzimin e vendit për vendosjen e pllakateve zgjedhore në panotë e lartpërmendura, organizatorët e fushatës zgjedhore depozitojnë kërkesë pranë administratës së Qytetit të Shkupit – Sektori për çështje komunale, më së voni deri në ditën e përcaktuar për fillimin e fushatës zgjedhore – deri në orën 10.00.

Renditja e vendosjes së pllakateve zgjedhore do të përcaktohet me short, në veçanti për çdo aplikues.

Shorti do të realizohet ditën e fillimit të fushatës në orën 11:00, në Qytetin e Shkupit –Sektori për çështje komunale, (Bul. Ilinden nr.82– baraka 11).