DELEGACIONE VENDOSËN LULE NË VARREZAT E PARTIZANËVE NË BUTEL DHE PËRPARA PËRMENDORES TË GJENERALIT MIHAJLLO APOSTOLOVSKI 13.11.2019

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit Ljubica Jançeva dhe sekretarja e Qytetit të Shkupit Viktorija Avramovska Madiç, i kryesuan delegacione të cilat sot vendosën lule përpara përmendores së çlirimtarëve të qytetit të Shkupit dhe të gjeneralit Mihajllo Apostolski në varrezat e qytetit “Butel”.



Në varrezat në Butel lule vendosën edhe delegacioni i Këshillit të Qytetit të Shkupit, i përbërë nga këshilltarët Igor Veljanoski, Bojan Ivanoviq dhe Jelena Zhugiç, lule vendosën edhe delegacioni të Këshillit të qytetit të luftëtarëve të luftës antifashiste - Shkup; delegacioni i Qytetit të Shkupit; delegacioni nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut; delegacioni nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut; delegacioni nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ; delegacioni nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut; delegacioni i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së; delegacione nga Komunat e qytetit të Shkupit; delegacione nga ndërmarrjet publike dhe institucionet kulturore publike të qytetit të Shkupit; delegacioni i Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, si dhe delegacione të trupave diplomatikë, qytetarë dhe institucione.