SHILEGOV: NUK NUK TURPËROHEMI NGA HISTORIA JONË, JEMI KRENARË ME TË 13.11.2020

Delegacionet nga vendi dhe jashtë vendit sot / 13.11.2020 / vendosën lule para Monumentit të Çlirimtarëve, në pllatonë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për nder të 13 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shkupit. Sot u vendosën lule edhe nga delegacioni i Qytetit të Shkupit, i përbërë nga Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva dhe Sekretarja e Qytetit të Shkupit, Viktorija Avramovska Madiç.

 

- Në këtë ditë të madhe po shënojmë guximin dhe sakrificën e çlirimtarëve të Shkupit, në këtë ditë të madhe po festojmë lirinë. Lirinë që e fituat Ju, çlirimtarë tanë të nderuar, duke sakrifikuar rininë tuaj, jetën tuaj, që të gjithë ne sot të jetojmë të lirë. Ju e dini më së miri se lufta për liri nuk është e lehtë dhe sa duhet për të fituar idealin më të madh njerëzor - lirinë. Orce Nikollov, Vera Jociq, Cvetan Dimov, Rade Jovçevski Korçagin, Aleksandar Urdarevski, Strasho Pinxhur, Mirçe Acev, Dane Krapçev, Boro Petrushevski, janë vetëm disa nga shumë luftëtarët që dhanë jetën e tyre për një të ardhme më të mirë dhe për çlirimin e Shkupit tonë - tha Shilegov.

 

 

Ai shtoi se gjatë luftës kanë humbur jetën e tyre 4,654 qytetarë të Shkupit, nga të cilët 956 në luftime, kurse 3,698 si viktima të terrorit fashist, dhe kujtoi se Shkupi humbi pothuajse të gjithë popullatën hebreje si pasojë e holokaustit.

- Këto janë numra që në shpirtin e një njeriu lindin trishtim, por në të njëjtën kohë falin ndjenjë të përzier krenarie, këto janë numra për një komunitet të humbur dhe pjesë e larmisë së këtij qyteti, po aq karakteristike si një ndër qytetet e ralla në botë. Megjithatë, këto janë numra që na tregojnë se ne kemi arritur kulmin e luftës për pavarësinë tonë, veçantinë tonë si komb. Lufta shekullore e një populli të vogël, krenar, këmbëngulës, dinjitoz maqedonas për të kurorëzuar shtetësinë e vet dhe pikërisht për këtë arsye ne jemi krenarë për historinë tonë, dhe për këtë arsye ne nuk kemi komplekse të historisë sonë, dhe nuk duam të korrigjojmë historinë e askujt tjetër, por gjithashtu nuk lejojmë askënd të korrigjojë historinë tonë. Ne kemi treguar se si komb kemi pasur ndjenjë themelore për të qenë në anën e drejtë, anën çlirimtare kur e gjithë bota ishte përfshirë nga çmenduria e fashizmit. Prandaj, le ta festojmë këtë ditë, le të festojmë lirinë, le t’ju festojmë Juve çlirimtarët - tha Shilegov.

Kryetari Shilegov në këtë ditë të bukur dha edhe një lajm të mirë se ai personalisht e mori përsipër detyrimin për t'i propozuar Këshillit të Qytetit të Shkupit që ura e re e Vardarit në Aerodrom, të mbajë emrin e heroit kombëtar, gjeneralit të famshëm Mihajllo Apostollski. Kjo është ura që do të lidhë bul. ASNOM me lagjen Keramidnica dhe rr. Brigada e 16 Maqedonase në të cilën ka luftuar i respektuari Trajko Stamatoski.

- Të dashur çlirimtarët tanë, jemi të lumtur që akoma mund t'i dëgjojmë me vëmendje të veçantë dëshmitë tuaja për shumë beteja heroike, të cilat u zhvilluan në këtë ditë 76 vjet më parë nëpër këto rrugë të Shkupit, duke ua përcjellë kujtimet tuaja gjeneratave të reja. 13 Nëntori neve na detyron të festojmë veprën tuaj, por edhe të mos harrojmë se sa e çmuar është liria. Gëzuar 13 Nëntorin dhe Ju falenderojmë pafund për 76 vite Shkupi në liri.

Le të festojmë të gjithë së bashku për shumë vite të tjera dhe le të mos zbehet kurrë kujtimi i çlirimtarëve tanë - tha në fjalimin e tij para Monumentit për Çlirimtarët, Kryetari Shilegov.