NDARJE SOLEMNE E ÇMIMEVE 13 NËNTORI 13.11.2023

Sonte në Kinotekën e Maqedonisë, Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska solemnisht ndau çmimet 13 Nëntori për vitin 2023 për personat të cilët me punën dhe angazhimin e tyre kanë kontribuar në afirmimin e qytetit të Shkupit dhe Maqedonisë.

Laureatë të Çmimit 13 Nëntori janë:

Nga fusha e publicistikës
Akad. Vlada Urosheviq
për romanin “E vërteta, por jo një histori shumë e mundshme për familjen Pustopolski për shtëpinë pranë Vardarit dhe për katër unazat”.

Nga fusha e arsimit dhe edukimit
Prof. Dr. Bona Bajraktarova
për kontributin e përgjithshëm të rëndësishëm në fushën e punës kërkimore-shkencore dhe publicistike në Stomatologji - veçanërisht në fushën e stomatologjisë së fëmijëve dhe parandaluese, si dhe futjen e metodave efektive parandaluese, që në përgjithësi është kontribut në përmirësimin e shëndetit oral veçanërisht të popullsisë së re të qytetit dhe më gjerë.

Nga fusha e arsimit dhe edukimit:
Prof. Dr. Sonja Zdravkova – Xheparoska
për arritje, mirënjohje dhe kontribute shumëvjeçare në zhvillimin e veprimtarisë pedagogjike, edukative e shkencore, veçanërisht në fushën e edukimit artistik dhe avancimit të artit të vallëzimit në qytet dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Nga fusha e kulturës
Blagoj Çorevski
për më shumë se 50 vjet veprimtari krijuese dhe shoqërore në sferën e lartësimit krijues të qytetit të Shkupit, shtetit dhe më gjerë.

Nga fusha e shkencës

Prof. Dr. Elka Jaçeva–Ulçar
për kontributin e saj të jashtëzakonshëm krijues në fushën e linguistikës dhe maqedonistikës.

Nga fusha e artit
Gjorgji Cuckovski
për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në artin operistik në vendin tonë dhe jashtë kufijve të tij.

Nga fusha e mbrojtjes shëndetësore
Prof. Dr. Biljana Kuzmanovska
për kontributin shumëvjeçar në avancimin e mbrojtjes shëndetësore në fushën e anesteziologjisë, reanimacionit dhe mjekimit intensiv në shkallë rajonale dhe ndërkombëtare, dhe veçanërisht për kontributin e madh në pjesëmarrjen në ekipin që punon për transplantimin e mëlçisë së zezë.

Nga fusha e mbrojtjes shëndetësore
Dr. Irfan Ahmeti
për kontributin shumëvjeçar në avancimin e mbrojtjes shëndetësore dhe angazhimin afatgjatë në fushën e diabetit dhe obezitetit.

Nga fusha e aktivitetit humanitar

DNK (duo muzikore)
Andreja Gjorgjieski-Andrej, Vladimir Blazhev – Panço
për kontribut më shumë se 20 vjeçar nëpërmjet mbajtjes së shumë koncerteve humanitare.

Nga fusha e aktivitetit humanitar

Elena Bozhinovska
për kontributin e veçantë për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve nga familjet me një kryefamiljar dhe një prind dhe organizimin e aksioneve humanitare në ndihmë të këtyre familjeve.

Nga fusha e sociologjisë
Ali Pajaziti
për arritjet në fushën e sociologjisë si publicist, autor i shumë librave dhe përkthyes shkencor i shumë veprave.

Nga fusha e sportit

Atanas Kostovski
për kontributin shoqëror në zhvillimin e jetës sportive të Qytetit të Shkupit në 65 vitet e fundit.

Nga fusha e sportit
SHMQSH Gjimnazi “Nikola Karev”-Shkup
për fitimin e vendit të parë në Kampionatin Europian të Basketbollit për shkollat e mesme 2023.