Gjatë fundjavës u dogjën tetë kontejnerë për deponimin e mbetjeve komunale 14.3.2022

Gjatë fundjavës së kaluar, u dogjën tetë kontejnerë për deponimin e mbetjeve komunale të vendosura në hapësira publike në Shkup. Autorë të panjohur kanë djegur tre kontejnerë me kapacitet 3.2 m3 që ndodheshin në bul. “Kërste Misirkov” afër Bit Pazarit dhe përveç kontejnerëve të djegur në Bit Pazar, janë djegur plotësisht edhe katër kontejnerë, ndërsa një është djegur edhe në “Debar Maalo”.

Me këto veprime të papërgjegjshme nga ana e qytetarëve rrezikohet mjedisi jetësor, por gjithashtu i shkaktohen dëme të mëdha të konsiderueshme financiare NP “Higjiena Komunale”. Apelojmë për deponimin e ndërgjegjshëm të mbetjeve dhe çrrënjosjen e  këtyre shprehive të këqija për djegien e qëllimshme të kontejnerëve të mbetjeve komunale.

Kontejnerët e djegur janë zëvendësuar me të rinj, me qëllim ruajtjen e mjedisit dhe mirëmbajtjen e pastërtisë publike në nivel të lartë.