PUNIME NDËRTIMORE GJATË NATËS ME RITËM TË PËRFORCUAR NË BULEVARDIN KOÇO RACIN 14.8.2019

 

 

Me ritëm të përforcuar po kryhen punimet ndërtimore në projektin për rikonstruksionin  e bulevardit Koço Racin, në pjesën  nga bulevardi Kuzman Josifovski Pitu deri te rruga Shën Qirili dhe Metodi.

Ekipet në terren dje gjatë orëve të mbrëmjes hoqën asfaltin e vjetër dhe të dëmtuar në pjesën nga kryqëzimi me rrugën 11 Tetori deri te kryqëzimi me rrugën Shën Qirili dhe Metodi.

Qyteti i Shkupit vazhdon të zbatojë të njëjtin princip të punës së shpejtë dhe cilësore dhe  rikonstruksionet e të gjitha rrugëve gjatë këtij sezoni ndërtimor po i përfundon me afate të shkurtra me qëllim për të mënjanuar bllokimet në komunikacion.

Deri sa të zgjasin punimet ndërtimore, në rrugën Koço Racin është futur regjim i përkohshëm i trafikut.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që ta respektojnë sinjalizimin e vendosur të trafikut dhe t'i përmbahen regjimit të përkohshëm të trafikut. Në të njëjtën kohë, i lusim të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë durim dhe mirëkuptim për shkak të zhvillimit eventual me pengesa të trafikut në këtë pjesë të qytetit.