FILLOI RIKONSTRUKSIONI I BULEVARDIT KRSTE PETKOV MISIRKOV 14.8.2019

 

Ekipet e Qytetit të Shkupit sot filluan rikonstruksionin në bulevardin Krste Petkov Misirkov nga kryqëzimi tek Pallati gjyqësor deri te qarkorja Bit-Pazar në Komunën e Çairit. Kryetari Petre Shilegov, sot i mbikëqyri punimet ndërtimore në këtë pjesë të qytetit.

 


- Qyteti i Shkupit fillon sot rikonstruksionin e plotë të bulevardit Krste Petkov Misirkov nga kryqëzimi te Pallati gjyqësor deri te qarkorja Bit-Pazar, në gjatësi prej 1.350 metra në të dy drejtimet. Në 30 ditët e ardhshme do të ndërtojmë një infrastrukturë cilësore që është dëmtuar rëndë në këtë pjesë të qytetit - tha Shilegov. 

Ai shtoi se Qyteti i Shkupit në periudhën e fundit paratë e shkupjanëve, paratë e qytetarëve, po i shpenzon për prioritetet e vërteta të qytetit tonë dhe në atë kuptim po bëhet një rindërtim i plotë dhe bazik i infrastrukturës.

 

 

- Vlera e këtij projekti është rreth 20 milion denarë, që është dukshëm shumë më e vogël se ajo që Qyteti në të kaluarën ka paguar për shërbime të këtilla. Thashë gjatë vitit të parë të mandatit tim që po përgatisim strategjinë për qytetin tonë dhe këtë vit qytetarët mund ta shohin atë. Nuk do të ndalemi deri në fund të mandatit. Ne i zgjidhim nevojat reale, prioritetet e vërteta të Shkupit dhe shkupjanëve, ndërsa mjetet që i përdorim shfrytëzohen për ta bërë me të vërtetë Qytetin më të bukur dhe më të sigurt, respektivisht vend evropian për të jetuar - tha Shilegov.

 

 

Qyteti i Shkupit i lut qytetarët të kenë durim dhe mirëkuptim deri sa të zgjasin aktivitetet ndërtimore dhe u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që ta respektojnë sinjalizimin e vendosur të trafikut dhe në bazë ditore t'i ndjekin informatat për regjimin e përkohshëm të trafikut të cilat i publikon Qyteti i Shkupit