
Përfundoi thirrja publike për subvencione për blerjen e trotineteve elektrike - vazhdon aplikimi për subvencione për blerjen e biçikletave 14.9.2022
Qyteti i Shkupit njofton se përfundoi thirrja publike për subvencione për trotinete elektrike. Aplikimi për subvencione për qytetarët për blerjen e biçikletave është ende në vijim. Për trotinetet elektrike, mjetet të cilat i subvencionon Qyteti i Shkupit janë në vlerën 30% të vlerës së një trotineti, por jo më shumë se 8.000,00 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale.
Në vijim është thirrja publike për subvencione për qytetarët për blerjen e biçikletave. Mjetet që Qyteti i Shkupit i subvencionon për biçikleta janë në vlerën 50% të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 4.000,00 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale.
Qëllimi i thirrjeve publike është përmirësimi i cilësisë së mjedisit, përkatësisht përmirësimi i cilësisë së ajrit në qytetin e Shkupit dhe përmirësimi i shëndetit të njerëzve, nëpërmjet stimulimit të qytetarëve të qytetit të Shkupit që të përdorin biçikleta dhe trotinete elektrike, gjë me të cilën do të zvogëlohet ndotja e shkaktuar nga trafiku.
Në seancën e fundit të Këshillit të Qytetit të Shkupit u miratua vendim për subvencionimin e të rinjve, për blerjen e trotineteve elektrike dhe biçikletave. Me vendimin për herë të parë parashikohen subvencione për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, të cilët janë banorë të Qytetit të Shkupit.
- ВЕСТИ
- 28.05.2023 - U mbajt edicioni i shtatë i "Ngisni biçikletën drejt, ngisni shëndetshëm"
- 26.05.2023 - Qyteti i Shkupit pjesë e samitit ndërkombëtar “ChangeNOW 2023” në Paris
- 26.05.2023 - Shkupi do të ketë kopsht të ri botanik në ZOO Shkup
- 23.05.2023 - Dezinsektim tokësor kundër formave të rritura të mushkonjave
- 23.05.2023 - U themelua Federata e Shkollave Hoteliere-Turistike me seli në Shkup
- 21.05.2023 - I pari në majë 2023
- 20.05.2023 - U shënua 20 maji - Dita e Zjarrfikësve të Maqedonisë
- 16.05.2023 - Qyteti i Shkupit me ushtrime në terren për shpëtim nën rrënoja
- 10.05.2023 - Mirënjohje për Qytetin e Shkupit në manifestimin "Oskar i humanizmit" organizuar nga Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit
- 04.05.2023 - Delegacion nga Qyteti i Shkupit vendosi lule të freskëta në varrin e kolosit Goce Delçev