Ndihmë financiare për më të rrezikuarit 14.11.2022

Në kushtet e krizës energjetike dhe ekonomike dhe rritjes së inflacionit, Qyteti i Shkupit ka miratuar vendim me të cilin kategorive më të rrezikuara të qytetarëve t'u ndihmojë me mjete në vlerë prej 15 milionë denarë.

Qyteti i Shkupit është qytet i solidaritetit, qytet që u rrënua pas tërmetit katastrofik të vitit 1963 dhe u rindërtua falë solidaritetit të vendeve mike dhe popujve nga e gjithë bota.

Tani është koha që qyteti të solidarizohet me ata qytetarë që kanë më shumë nevojë për ndihmë. Është koha për t'u solidarizuar me kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve dhe me këto mjete për t'i ndihmuar ata të kalojnë dimrin.

Këto mjete në vlerë prej 15 milionë denarë, qytetarët për të cilët janë të dedikuara, do të mund t'i përdorin për të paguar faturat e energjisë elektrike, të cilat nga muaji në muaj po rriten.

Bëhet fjalë për ndihmë financiare e njëhershme për familjet e rrezikuara që janë më të prekurat nga kriza në këto kohë të vështira.

Ndihma u dedikohet prindërve të vetëm, pensionistëve me të ardhura të ulëta mujore, fëmijëve pa prindër, si dhe kategorive të tjera të rrezikuara të qytetarëve.

Të jesh human do të thotë të jesh njeri, idea për Shkup modern mund ta realizojmë vetëm nëse jemi të gjithë bashkë në këto momente të vështira për qytetarët e Shkupit.