KF “Vardar” të kthehet në shtëpi, në qytetin e Shkupit” – propozim i kryetares Arsovska nga seanca e Këshillit të Qytetit të Shkupit. 14.11.2022

Klubi i futbollit “Vardar” është krenaria e qytetit të Shkupit dhe gjithë shkupjanëve, pikërisht për këtë duhet zgjidhje konkrete për shpëtimin e KF “Vardar”.

Amendamenti i sotëm për ridestinimin e mjeteve nga buxheti i Qytetit të Shkupit për KF “Vardar” është vetëm një tentativë e dëshpëruar për populizëm nga ana e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët padyshim nuk janë të interesuar për zgjidhje konkrete të problemeve në këtë klub.

Këto mjete as nuk do t'i zgjidhin problemet e klubit,as nuk do t'u japin mjete atyre, po ashtu problematike është se qëllimi i mjeteve pasi nuk është specifikuar në amendament dhe ekziston rreziku serioz që paratë e Shkupit të përfundojnë në xhepat e atyre që e sollën klubin në këtë gjendje  dëshpëruese financiare.

Qyteti i Shkupit ka plan konkret,  plan me të cilin KF “Vardar” do të kthehet në shtëpi, gjegjësisht kthehet në pronësi të Qytetit të Shkupit dhe përsëri të përjetojë ato kohë të lavdishme në të cilat klubi pati sukseset më të mëdha dhe solli gëzim të madh për të gjithë shkupjanët.

Pas kthimit të KF “Vardar” në pronësi të Qytetit ku përket klubi, duhet të bëhet një hetim serioz dhe i plotë për shkaqet se pse krenaria e futbollit maqedonas u gjend në një situatë kaq katastrofike financiare.

I bëjmë thirrje MPB-së, Policisë financiare dhe të gjitha institucioneve kompetente që të hetojnë se ku kanë përfunduar ndihmat financiare nga Qyteti në vitet e kaluara dhe për çfarë qëllimi drejtoria i ka shpenzuar paratë e qytetarëve të Shkupit.

Në sport nuk ka vend as për politikë, as për populizëm, sepse sporti është udhërrëfyes për të rinjtë që janë e ardhmja e Republikës së Maqedonisë. “Vardari” duhet të kthehet në vendin që i takon në botën e futbollit dhe të sjellë sukses me të cilin të gjithë do të krenohemi.