Arsovska: Të konsolidohen financat në NTP për një transport publik më të mirë 14.1.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska në emisionin „Klik Plus“ në ТV 21 ku ishte e ftuar, theksoi se çdo hap drejt përmirësimit të transportit publik është diçka e rëndësishme për qytetarët.

„Me kërkesë të qytetarëve, u kthyen linjat e natës dhe u bënë ndryshime të caktuara në orarin e udhëtimeve. Besoj se me këtë u mundësuam qytetarëve për të cilët kjo ishte e rëndësishme, të ndryshojnë më lehtë përditshmërinë e tyre. Ka filluar rishikimi i punës së NTP-së në vitet që kaluan, sepse kjo ndërmarrje vite me radhë punon me humbje dhe kryesisht është e varur financiarisht nga dotacionet të cilat i merr nga Qyteti i Shkupit. Hapi i ardhshëm që duhet të bëhet është konsolidimi i financave dhe sipas drejtorit të NTP-së, ndërmarrja nga përfituesit e shërbimeve gjeneron të ardhura rreth 200.000 denarë në ditë, që është një shumë absolutisht minimale mjetesh.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit njoftoi që Qyteti do të vazhdojë me praktikën e dotacioneve në buxhetin e NTP-së.

„Do të punojmë në drejtim të realizimit të asaj që kemi menduar dhe mundësimit gradual për transport publik falas për shkupjanët. Në radhë të parë është e domosdoshme që të optimizohet orari i udhëtimeve, të sigurohen autobusë cilësorë për qytetarët, janë të nevojshëm autobusë ekologjikë me emetime  minimale në ajër. Me optimizmin e këtyre proceseve dhe me plotësimin e të gjithë asaj që kemi vënë në programin tonë do të arrijmë qëllimin afatgjatë“.

Për sa i përket sulmeve nga kundërshtarët politikë në lidhje me transportin falas, Danela Arsovska është optimiste për realizimin e synimeve të përcaktuara.

„Në këtë moment besoj se nuk ka person më të sulmuar sesa unë në Maqedoni dhe ka ditë kur ndjehem sikur jam kryerja e vetme. Edhe përkundër të gjitha sulmeve dhe manipulimeve në publik nga ana e kundërshtarëve të mi, ajo që do të ndodhë në qytetin e Shkupit në periudhën që vjen do jetë jashtëzakonisht funksionale, cilësore dhe shumë më e mirë sesa ajo që i ka ndodhur Shkupit vitet e kaluara. Ai që humbet ka të drejtë edhe të zemërohet, megjithatë këto sulme në momente janë degutante“, konsideron Arsovska.