Arsovska: Loja politike “nuk jemi kompetentë“ ndërkohë që janë kompetentë është e pahijshme dhe kjo për qytetarët është e qartë 14.1.2022

- Loja politike “nuk jemi kompetentë“ ndërkohë që janë kompetentë është e pahijshme. Jemi dëshmitarë se Qeveria dinte të merrte një pjesë të rezervave të naftës dhe t’ia japë Qytetit që më pas të përdoren në transportin publik edhe kur nuk kishte një krizë të tillë energjetike. Qytetarët e kanë të qartë, dinë cilat janë hapat që janë marrë në të kaluarën, edhe kur nuk kemi qenë në krizë siç jemi momentalisht, dhe nuk ka qenë aq e domosdoshme, ndërkohë që janë shpenzuar mjetet e qytetarëve në shpenzime joproduktive, Qeveria dinte si t’i ndihmonte për të dalë nga ajo gjendje në të cilën ishin sepse ka qenë e ndërgjegjshme se me këtë shkallë decentralizimi nuk mund t’i arrijnë premtimet të cilat duhet t’i realizojnë, tha kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska në “Klik Plus” në TV 21, duke iu përgjigjur pyetjes se si do ta zgjidhë problemin me transportuesit privatë, me të cilët kryetarja Arsovska realizoi një takim ku theksoi se do të kërkojë ndihmë nga Qeveria, ndërsa nga ana tjetër Qeveria thotë se nuk është përgjegjëse ajo por është Qyteti.

E pyetur nëse mund të kthehen linjat e natës, Arsovska theksoi se tashmë janë kthyer linjat e natës për shkupjanët.

- Janë kthyer linjat e natës, por ajo me të cilën po përballohet NTP-ja është pasojë e mirëmbajtjes joadekuate të automjeteve vitet e kaluara, ka një pjesë të madhe të automjeteve të cilat janë jashtë funksionit për shkak të mirëmbajtjes joadekuate dhe nuk ka mundësi të vihen në qarkullim. Të gjitha automjetet para së gjithash duhet të jenë të sigurta që qytetarët të mund të lëvizin me to.