Arsovska: Është precedentë që Qeveria të kërkojë shpëtimtar nga kriza energjetike në Qytetin e Shkupit 14.1.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska në emisionin “Klik Plus” në TV 21 ku ishte e ftuar, tha se për të është precedentë Qeveria të kërkojë që Qyteti të jetë shpëtimtar i problemit me krizën energjetike.

„Për mua është precedentë e cila nuk ka ndodhur ndonjëherë, jo vetëm në Maqedoni, por kudo qoftë, Qeveria të kërkojë që Qyteti t’i zgjidhë problemet me mungesën e energjisë ngrohëse dhe me radiatorët e ftohtë në shtëpitë qytetarëve. Mendoj se tani  nuk është koha për të luajtur me ndjenjat e shkupjanëve dhe nuk është aspak koha të luhet me kartën e bartjes së përgjegjësisë, të cilën duhet ta mbajë ajo vetë sepse nuk ka sjellë strategji adekuate energjetike për atë se çfarë do të bëhet në një situatë të një krize të tillë energjetike dhe ekonomike me të cilën po përballohemi. Ne gjendemi në një situatë në të cilën Maqedonia ka decentralizim të ulët fiskal. Duhet ta kenë të qartë se komunat gjenden një pozitë pa rrugëdalje. Nuk është vetëm që kanë borxhe dhe jo vetëm se dikush më parë ka punuar pa nikoqirllëk, por sepse edhe decentralizimi nuk është realizuar, sepse komunat nuk kanë pavarësi financiare“ – tha Arsovska.