Intensifikimi i kontrolleve në terren nga ana e rojeve komunale të Qytetit 14.2.2022

Rojet komunale të Qytetit të Shkupit në këtë periudhë po kryejnë kontrolle të përforcuara në terren, gjatë të cilave janë shqiptuar 32 gjoba për shkelje të Ligjit për Pastërti Publike. Përveç kontrolleve të rregullta në pjesën urbane të qytetit, rojet komunale kryejnë edhe kontrolle të jashtëzakonshme edhe në pjesën rurale të qytetit për të parandaluar krijimin e deponive të paligjshme.

Qyteti i Shkupit vazhdon me mbikëqyrjen e përforcuar inspektuese në hapësirat publike. Gjobat do të shqiptohen pa dallim për të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin, ndotin mjedisin dhe rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Këtë fundjavë është vënë re shkatërrimi i qëllimshëm i koshave për mbetje dhe hedhja e mbetjeve nga persona të pandërgjegjshëm.

Qyteti i Shkupit apelon që qytetarët të ruajnë dhe të mos dëmtojnë koshat e mbetjeve të vendosura në hapësirat publike për të mundësuar mirëmbajtjen efikase të higjienës publike. Koshat e mbetjeve prokurohen me paratë e qytetarëve dhe dëmtimi i tyre shkakton dëme të mëdha financiare. Prandaj inkurajojmë qytetarët që të denoncojnë çdo rast vandalizmi mbi koshat e mbetjeve dhe pajisjeve të tjera urbane për të ruajtur rendin komunal në qytet, ndërsa hapësirat publike të jenë të rregullta dhe të pastra.