
NP “Parqe dhe Gjelbërim” me aksion për pastrim pranë bregut të lumit Vardar dhe në Parkun e qytetit 14.2.2022
Gjatë fundjavës ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim” realizuan aksion për pastrimin e bregut të lumit Vardar, si dhe Parkut të qytetit, nga mbetjet e hedhura në shumë lokacione, si pranë bregut, ashtu edhe në sipërfaqet e gjelbra.
Janë pastruar gjethet që bien në korsinë e këmbësorëve përgjatë bregut, si dhe mbetjet në korsinë e këmbësorëve pranë shtratit të lumit, ku çdo ditë shkupjanët merren me sport dhe rekreacion. I njëjti aksion u krye edhe në Parkun e Qytetit, ku u pastruan të gjitha korsitë për shëtitje prej betoni, si dhe sipërfaqet e gjelbra të mbushura me mbetje gjatë fundjavës.
Ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim” vazhdojnë me aksionet ekologjike kudo që të jetë e nevojshme dhe pas shfaqjes së videos në të cilën shikohet se si hidhen qëllimisht mbetje në bregun e lumit Vardar, apelojnë për ruajtjen e mjedisit dhe mbrojtjen e brezave të gjelbër në të gjitha vendbanimet në qytetin e Shkupit.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK