
Arsovska: Investuam mbi 13 milionë denarë për furnizimin më të mirë me ujë të lagjes “Hekurana” 14.4.2022
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, kryetari i Komunës Gazi Baba, Boban Stefkovski dhe drejtori i NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi", Zlatko Perinski, sot inspektuan aktivitetet ndërtimore për rindërtimin dhe dislokimin e rrjetit të ujësjellësit ekzistues nga Gazi Baba deri te kryqëzimi në rrugën “Tajmishka”.
- Me rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit në 3 faza zgjidhet problemi shumëvjeçar në këtë pjesë të qytetit dhe sigurohet furnizimi më cilësor me ujë për banorët e lagjes “Hekurana” në komunën e Gazi Babës. Realizimi i këtij projekti është rreth 13,5 milionë denarë - theksoi kryetarja Arsovska.
- Rezervuari i Gazi Babës furnizon me ujë të ashtuquajturën zonë e lartë e cila përfshin territoret e komunave Çair dhe Gazi Baba, dhe tubacionin e ujit F-250, i cili kalon në një trase të paarritshme për ndërhyrje në rast defektesh. Defektet e shpeshta në tubacionin F-250 në periudhën e kaluar imponuan nevojën e rikonstruksionit dhe dislokimit të të njëjtit - tha drejtori Perinski.
Në terren po realizohen aktivitetet ndërtimore të fazës së parë apo degës 1 për rikonstruksionin e rrjetit ekzistues të ujësjellësit në drejtimin nga rezervuari i Gazi Babës deri te kyçja në rrugën “Tajmishka”. Realizimi i fazës së parë do të krijojë kushte për rindërtimin dhe zgjatimin e tubacionit të ujit F-200 në rrugën “Dushan Taskoviq” deri te kryqëzimi në rrugën “Koce Metalec” në lagjen “Hekurana”, gjë me të cilën do të krijohet një rrjedhë qarkulluese, e cila do të sigurojë furnizim më të mirë me ujë në këtë pjesë e Shkupit.
- Rikonstruksioni dhe dislokimi i rrjetit të ujësjellësit në Park-pyllin Gazi Baba është i një rëndësie të madhe për banorët e Gazi Babës, të cilët me realizimin e këtij projekti do të kenë furnizim më të mirë me ujë - tha kryetari i komunës Stefkovski.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK