Arsovska: Me ndryshimin e projektit për rrugën “Vasko Karangelevski” me vlerë mbi 77 milionë denarë do të ruajmë mbi 100 pemë dhe do të realizojmë rikonstruksionin 14.4.2022

Rreshti i pemëve në rrugën “Vasko Karangeleski” do të ruhet plotësisht, projekti i mëparshëm me rikonstruksion parashikonte prerjen e pemëve përgjatë gjithë rrugës. Me projektin e ri do të ruhet i gjithë gjelbërimi dhe do të mbillen 30 pemë të reja, tha në deklaratën e sotme kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.

“Projekti fillestar i rrugës parashikonte mënjanimin e plotë të mbi 100 pemëve në mënyrë që të bëhej rikonstruksioni. U bë ndryshimi i planit se si të ruhet rreshti i pemëve dhe si të rritet numri i pemëve edhe në këtë drejtim. Rreshti i e pemëve para shtëpisë së pensionistëve do të ruhet plotësisht, në këtë segment të rrugës do të ruajmë mbi 100 pemë njëqindvjeçare dhe tashmë janë rimbjellë 16 pemë të shëndetshme në bashkëpunim me Komunën e Aerodromit, ato tashmë janë mbjellë në drejtimin nga  shkolla fillore “Luben Lape”, theksoi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska në inspektimin e sotëm të punimeve ndërtimore.

https://skopje.gov.mk/media/8382/viber_image_2022-04-14_14-13-57-623.jpg

Arsovska theksoi se kërkesa për hapjen e kësaj rruge dhe rikonstruksioni në këtë segment është me kërkesë të një numri të madh qytetarësh që gravitojnë në këtë drejtim dhe të një numri të madh të objekteve publike që janë në interes të qytetarëve, me këtë zgjidhje do të lehtësohet trafiku në këtë drejtim.

“Vlera e rrugës është 77,5 milionë denarë, ndërsa afati për ndërtimin e rrugës me gjatësi një kilometër është viti 2023, rikonstruksionin do ta realizojë Qyteti i Shkupit, kemi mbështetje të madhe nga qytetarët për rikonstruksionin e rrugës dhe me ndryshimin e ri  arritëm t'i ruajmë pemët”, tha Arsovska.

Për kryetarin e komunës së Aerodromit Timço Mucunski ndryshimi i projektit ka një rëndësi shumë të madhe për qytetarët e Aerodromit, dhe se deri më tani vetëm për pak muaj janë mbjellë mbi 400 fidanë të rinj për rritjen e gjelbërimit në Komunën e Aerodromit.

- Unë dhe kryetarja Arsovska jemi absolutisht të përkushtuar për realizimin e premtimeve tona. Në lidhje me këtë projekt, ne premtuam se do të ketë zgjidhje të reja trafiku, dhe pikërisht ajo po bëhet. Që rreshti i pemëve do të shpëtohet, absolutisht që po. Sipas projektit të mëparshëm, siç shpjegoi kryetarja Arsovska, duhej të priten tërësisht mbi 100 pemë, tani të gjitha ato do të shpëtohen. Për sa u përket përpjekjeve tona për mbjelljen e pemëve të reja, dua të theksoj se në muajt e fundit, që nga nëntori, në territorin e Komunës së Aerodromit kemi mbi 400 fidanë të rinj, që do të thotë se po punojmë të përkushtuar ndaj premtimeve tona. Ky projekt është i një rëndësie të madhe dhe ofron një zgjidhje serioze të trafikut, sepse të gjithë jemi të vetëdijshëm për kaosin e trafikut në të cilin është lënë qyteti. Edhe këtu duhet të realizohet, do të realizohet sipas një projekti të ri dhe qytetarët më në fund do të jenë dëshmitarë se pemët dhe ky rresht pemësh shumë i rëndësishëm për një pjesë të Komunës së Aerodromit, ku jam rritur edhe unë do të shpëtohet plotësisht dhe ne së bashku me kryetaren Arsovska po e realizojmë atë që kemi premtuar gjatë fushatës - tha Mucunski.

Drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërim” Angele Sotirovski theksoi se ekspertët nga Qyteti dhe NP “Parqe dhe Gjelbërim” kanë bërë inspektim dhe vlerësim, sipas të cilit janë mënjanuar vetëm pemët e rritura në mënyrë të egër.

- Për sa i përket prerjes së 10 pemëve, duhet të theksojmë se bëhet fjalë për dhjetë pemë të rritura në mënyrë të egër, të cilat ishin në një zonë të pacaktuar. Duhet të përmend se gjithçka që është prerë më herët është urdhëruar nga pushteti i mëparshëm i qytetit. Para se të priten këto pemë, ekipet kanë dalë në terren për të vlerësuar dhe duhet ditur se përveç faktit që këto pemë rriten në mënyrë të egër, kanë edhe një strukturë rrënjësore specifike, dhe duke qenë se bëhet fjalë për pemë acidike të cilat janë të dëmshme dhe duke pasur parasysh se këtu kalon instalimi nëntokësor thjesht nuk mund të rimbilleshin - tha Sotirovski.