QYTETI I SHKUPIT PASTRON EDHE NJË DEPONI TË MADHE TË EGËR, NË RASHÇE 14.6.2021

Që nga sot, Qyteti i Shkupit po pastron deponinë e madhe të egër në hyrje të fshatit Rashçe. Më shumë se 2,000 metra kub mbeturina do të mblidhen nga kjo deponi.

- Qëllimi ynë është të parandalojmë rikrijimin e deponisë dhe të parandalojmë ndezjen dhe ndotjen e ajrit. Qyteti i Shkupit  periudhën e kaluar ka punuar intensivisht në pastrimin e deponive  të egra që ekzistojnë me dekada. Ne pastruam deponinë në Kisella Vodë, Miçurin, Vizbeg dhe një pjesë në Vardarishte të cilat ngadalë po shndërohen në parqe të bukura dhe vende ku shkupjanët  mund të kalojnë kohën e tyre të lirë në një mjedis të shëndetshëm jetësor- tha kryetari Petre Shilegov, në fillim të aksionit për largimin e deponisë së egër  në Rasçe.

Aksioni për largimin e kësaj deponie të egër realizohet nga Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Komunën e Sarajit, ndërmarrjet publike të qytetit dhe me mekanizimin nga komuniteti lokal i biznesit.

- Dua të falënderoj ndërmarrjet publike, Komunën e Sarajit dhe subjektet ekonomike nga Saraji të cilët i dolën në ndihmë këtij veprimi për të kontribuar në një mjedis më të mirë dhe më të shëndetshëm jetësor në Shkup - shtoi Shilegov.

Ai njoftoi se menjëherë pas pastrimit të këtij lokacioni, Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Sarajit do të kenë mbikqyrje inspektuese të përforcuara  për të parandaluar rikrijimin e deponisë dhe për të dënuar ata që hedhin mbeturina dhe krijojnë deponi të tilla.

Në aksionin e sotëm për largimin e deponisë së egër në Rashçe morën pjesë Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva dhe drejtori i NP "Higjiena Komunale", Abdusamed Shabani.