
DELEGACIONI I QYTETIT TË SHKUPIT NË VIZITË ZYRTARE NË PODGORICË 14.7.2021
Një delegacion nga Qyteti i Shkupit i udhëhequr nga Kryetari Petre Shilegov është në vizitë dy-ditore në Podgoricë, me rastin e 13 korrikut - Ditës së Shtetësisë së Malit të Zi. Shilegovi u takua me Kryetarin e Podgoricës, Ivan Vukoviç, si dhe me zëvendës-kryetarin e Sarajevës, Haris Bashiç, në të cilin u konkludua se vendet në rajon duhet të përhapnin porosi të unitetit dhe qeveritë lokale duhet të jenë plotësisht të përkushtuara në vlerat qytetare të cilat kontribuojnë në zhvillimin e qyteteve dhe rajoneve.
Në takim, Kryetari Shilegov theksoi se i vlerëson jashtëzakonisht marrëdhëniet e mira mes dy qyteteve dhe theksoi se ky bashkëpunim i suksesshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Me rastin e Ditës së Shtetësisë së Malit të Zi, Kryetari Shilegov dje vendosi lule në monumentin "Për partizanin luftëtar" dhe mori pjesë në hapjen e ekspozitës "Midis Fashizmit dhe Antifashizmit: në 11 akte", ekspozitë artistike nga piktorët më të njohur nga Bosnja dhe Hercegovina dhe dhuratë për qytetin e Podgoricës nga Qyteti i Sarajevës. Ekspozita "Midis Fashizmit dhe Antifashizmit: në 11 Akte" është vendosur në shtëpinë e famshme Kuslev dhe do të jetë e hapur deri më 13 gusht.
Kryetari Petre Shilegov gjithashtu mori pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç në Cetinje, më 12 korrik me rastin e Ditës së Shtetësisë.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK