FAZA E PESTË E DEZINSEKTIMIT KUNDËR MUSHKONJAVE NË SHKUP 14.9.2020

Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se faza e pestë e dezinfektimit mr avionë në territorin e Qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave , do të kryhet më datë 16.09.2020 (e mërkurë), në orët e hershme të mëngjesit.

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë realizimin e dezinsektimit, e njëjta do të kryhet në të njëjtin termin ditën tjetër, kur kushtet e motit do të jenë të volitshme.

Lajmërohen bletarët në kohë t'i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.