QYTETI I SHKUPIT E HAPI STACIONARIN E RI PËR QENTË E PASTREHË “LAJKA” 14.10.2020

Me hapjen e objektit të ri të stacionarit për qen dhe realizimin e programit të ri, NP “Lajka” do të jetë hallka e parë në zinxhirin për zgjidhjen humane të problemit me qentë endacakë, si dhe zvogëlimin e numrit të tyre në rrugët e Shkupit.

-Për kënaqësinë e madhe të të gjithë neve, nga sot zyrtarisht e hapim stacionari e ri të qenve të pastrehë të NP Lajka. Me këtë dua të hapim një kapitull të ri, një koncept krejtësisht të ri në qasjen për të zgjidhur këtë sfidë serioze për Qytetin që zgjat me dekada. Rrëfimi i quajtur Lajka filloi një vit më parë kur unë dhe ekipi im vendosëm ta ngrisnim çështjen e kafshëve të rrugës në një nivel më të lartë duke formuar një ndërmarrje të re publike. Ne vendosëm për këtë hap sepse jemi të bindur që rezultate më të mira mund të jep një ndërmarrje krejtësisht e re , me statutin e saj, punonjësit e saj, detyra e vetme e të cilëve do të jetë minimizimi i numrit të qenve endacakë në rrugë duke u kujdesur plotësisht për mirëqenien e tyre. Kështu përfundoi historia e quajtur Vardarishte e cila funksionoi si stacionar për të cilin kujdeset një departament brenda Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” - tha Shilegov. 

Ai shtoi se Lajka do të jetë shumë më tepër sesa thjesht një stacionar, shumë më tepër sesa një repart, respektivisht do të thotë shtëpi për të gjithë këta qen të cilët, nuk kanë asnjë shtëpi tjetër. Gjithashtu, që në të ardhmen e afërt Laika do të thotë në të njëjtën kohë dhe një numër më i vogël i qenve në rrugë që do të çojë në pothuajse zero kafshime për njerëzit.

- Lajka është vendbanimi më i bukur për qentë endacakë në rajon dhe më gjerë. Ka kapacitet për mbi njëqind qen që strehohen në kushte humane të jetesës, në hapësira me ngrohje nën dysheme, hapësirë e mbyllur për lojë, kushte më të mira për kujdes dhe higjienë, ambulantë veterinare, persona që do të jenë të obliguar me trajnimin e qenve, qendër strehimi për qen dhe një numër gjërash të tjera që nënkuptojnë një marrëdhënie shumë më të kujdesshme dhe të përgjegjshme me këto kafshë - tha Shilegov.

Kryetari Shilegov shprehu bindjen e tij se nëse të gjithë përfshihen në kërkimin e zgjidhjeve, e jo vetëm institucionet në nivelin lokal dhe qendror, por edhe shoqatat e qytetarëve, si dhe qytetarët individualë, rezultatet do të jenë të dukshme për një vit.

- Dëshira ime personale është që Lajka të jetë një model për sukses jo vetëm në Shkup dhe në komunat e Shkupit, por edhe në të gjitha komunat brenda dhe jashtë vendit. Siç mund ta shihni vetë, në Lajka ne kemi investuar shumë dashuri si ndaj kafshëve ashtu edhe ndaj njerëzve. Padyshim, kjo do të thotë që çdo qen ta gjen shtëpinë e tij të re dhe lëvizje të sigurt dhe të lirë të bashkëqytetarëve tanë nëpër rrugët e Shkupit - tha Shilegov sot në hapjen e stacionarit të ri.

Shilegov falënderoi drejtorin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe inkurajoi kryetarët e komunave të tjera të vendit, dhe mbi të gjitha komunat e tjera të Luginës së Shkupit, për të kërkuar zgjidhje të këtij problemi përmes një shkalle më të lartë të angazhimiz dhe seriozitetit - Bindja ime personale është se është koha që njeriu t ' ia kthejë shokut të tij të ngushtë - tha Shilegov.

Në hapjen e stacionarit të ri dhe ndërmarrjes publike për mirëqenien e qenve endacak “Lajka” ishin të pranishëm drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë,Zoran Atanasov, drejtori i NP “Lajka ", Tina Petrushevska, si dhe disa kryetarë të komunave të Shkupit!