
Kristijan Stamenov u.d. i ri drejtor i Kopshtit Zoologjik në Shkup, ndërsa Tina Mickovska zëvendëse e tij. 14.12.2021
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska emëroi Kristijan Stamenovin për u.d. të ri drejtor i IP Kopshti Zoologjik i qytetit të Shkupit, pasi drejtori i mëparshëm Gjorgji Galetanovski dha dorëheqjen nga ky funksion.
Stamenov nga viti 2011 është i punësuar në Kopshtin Zoologjik në Shkup në pozitën kujdestar i pavarur në ZOO. Stamenov është ekonomist i diplomuar në fushën e marketingut.
Përveç Stamenov, Tina Mickovska deri më tani në detyrën përgjegjëse për marrëdhënie me publikun në Kopshtin Zoologjik në Shkup, nga sot është zëvendëse e drejtorit të ri të Kopshtit Zoologjik.
Projektet kryesore në të cilat do të fokusohet menaxhmenti i ri i Kopshtit Zoologjik janë rivitalizimi i të gjitha habitateve të jashtme, ndërtimi i qendrës për hiporehabilitim në vend të pajtonit të qytetit, vënia në funksion e qendrës shumëqëllimore me qëllim edukimin e fëmijëve të moshës parashkollore dhe shkollore si dhe ndërtimi i parkut për fëmijë. Kopshti Zoologjik në Shkup në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit do të punojë edhe në vendosjen e burimeve të ripërtërishme të energjisë në të gjitha objektet e Kopshtit Zoologjik.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK