Njoftim publik për mosmiratimin e Raportit për realizimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për 01.01-30.09.2021 14.12.2021

"Të nderuar,

Në përputhje me nenin 32 të Ligjit për Financimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, kam si obligim t’Ju informoj se Raporti për realizimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit, për vitin 2021 për periudhën 01.01-30.09.2021, i propozuar në seancën e dytë të Këshillit të Qytetit të Shkupit, nuk u miratua.

Diskutimi në lidhje me pikën e propozuar të rendit të ditës ishte i gjerë. Anëtarët e Këshillit të Qytetit të Shkupit të cilët arsyetuan vendimin e tyre për të votuar kundër ose abstenuar në lidhje me Raportin, theksuan një sërë arsyesh, të cilat reduktohen në faktin se ky raport tregon një numër të madh projektesh të parealizuara, kurse buxheti i cili është lëndë e këtij raporti, nuk pasqyron prioritetet e shkupjanëve.

Një pjesë e diskutimeve të anëtarëve të Këshillit kanë të bëjnë me projektet e parealizuara si Luna parku, një pjesë e madhe e projekteve për zhvillimin lokal ekonomik, një pjesë e madhe e projekteve të parashikuara nga fusha e mbrojtjes së mjedisit, projekte nga fusha e kulturës, artizanatit, infrastrukturës komunale, arsimit etj. Janë shpenzuar 26.000.000 denarë për punësime të përkohshme. Nga mjetet e parashikuara për shpenzime kapitale, janë realizuar vetëm 45,7%, përderisa për marketingun e kryetarit të mëparshëm, në vitin zgjedhor, janë shpenzuar 80.000 euro.

Në audio-regjistrimin e seancës, gjenden të gjitha diskutimet që shkojnë në mbështetje të vendimit të shumicës së anëtarëve të Këshillit të Qytetit të Shkupit, për të mos mbështetur këtë Raport.

 

Me respekt,

KËSHILLI I QYTETIT TË SHKUPIT

Kryetar,

Trajko Slaveski