U shpallën objektet më të mira tregtare në Shkup për vitin 2021 14.12.2021

Qyteti i Shkupit sot shpalli objektet më të mira tregtare për vitin 2021, si pjesë e manifestimit tradicional „Muaji i Tregtisë". Pllakatet e objekteve më të mira tregtare i ndau kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Slaveski i cili u dëshiroi suksese të mëtejshme në punë dhe klientë të kënaqur.

Projekti „Muaji i Tregtisë" realizohet tradicionalisht për të pesëmbëdhjetën herë nga Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me agjencinë SWOT Research. Këtë vit projekti u realizua në periudhën nga 1 deri më 25 nëntor. Objektet më të mira tregtare zgjidhen nëpërmjet blerësve të fshehtë të pavarur dhe objektivë (mystery shopping), të cilët bënë gjithsej 723 vizita në 241 objekte tregtare dhe vlerësuan cilësinë e shërbimit sipas 7 elementeve: 

- pamja e pikës së shitjes

- kontakti i parë me të punësuarit

- kriteri Covid 19

- shërbimi ndaj blerësve

- aftësi për shitje

- kontakti përfundimtar

- kënaqësia nga eksperienca e blerjes.

 

Pllakate ndahen për tri objektet më të mira tregtare që kanë arritur rezultatin më të lartë të përgjithshëm sipas elementeve të analizuara të shërbimit në këto  8 kategori (veprimtari(sad)

- Aparate për amvisëri, pajisje elektroshtëpiake dhe gjithçka për shtëpinë

- Pajisje kompjuterike, audio – video dhe pajisje telekomunikimi

- Parfumeri dhe kozmetikë

- Sallone mobiliesh dhe pajisje për zyra

- Supermarkata

- Aksesorë mode dhe bizhuteri

- Butiqe

- Familjare

 

Objektet më të mira tregtare në Shkup për vitin 2021 në tetë kategoritë e sipërpërmendura janë:

Kategoria "Aparate për amvisëri, pajisje elektroshtëpiake dhe gjithçka për shtëpinë" 

  1. Tehnomarket
  2. Neptun
  3. Setek

Kategoria "Aksesorë dhe bizhuteri" 

  1. Bozhinovski
  2. PANDORA
  3. MY:TIME

Kategoria "Pajisje kompjuterike, audio-video dhe telekomunikimi"

  1. I Style
  2. А1 Maqedonia
  3. LEDICOM

Kategoria "Parfumeri dhe kozmetikë" 

  1. LOGONA
  2. L'OCCITANE
  3. Schatze

Kategoria "Sallone mobiliesh"

  1. Jugoeksport stil
  2. Prima mebel
  3. Simpo

Kategoria "Supermarkata" 

  1. Vero
  2. Ramstor
  3. Zhito market

Kategoria "Butiqe" 

  1. City Fashion
  2. Timberland
  3. ARISTOTELI BITSIANI

Kategoria "Familjare" 

  1. BAZARO
  2. LUSSO
  3. VICKO

 

Qëllimi i këtij projekti është ndërgjegjësimi i tregtarëve dhe qytetarëve për rëndësinë e cilësisë së shërbimit ndaj klientëve, si dhe ngritja e nivelit të përgjithshëm të cilësisë në objektet tregtare në qytet.