
Arsovska në takim me bashkësitë urbane në Komunën Qendër 15.2.2022
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot ka mbajtur takim koordinues me kryetarin e Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski, përfaqësues të bashkësive urbane nga Komuna e Qendrës, ku morën pjesë edhe përfaqësues të ndërmarrjeve publike të Qytetit dhe administratës së Qytetit të Shkupit.

Ekipet e përbëra nga përfaqësues të sektorëve nga Qyteti i Shkupit, si dhe nga ndërmarrjet publike nën kompetencë të Qytetit, tashmë kanë filluar aktivitetet në terren për vlerësimin e plotë të gjendjes me vendbanimet në Komunën Qendër, të cilën e përbëjnë 17 bashkësi urbane. Po bëhet vlerësimi i gjendjes aktuale dhe po përgatitet plan veprimi me projektet që Qyteti do t’i implementojë në këto vendbanime.
Qyteti i Shkupit së bashku me ekipet e terrenit janë duke përgatitur plan për zgjidhjen e problemeve të detektuara në bashkësitë urbane në territorin e Komunës Qendër, ku sfidat më të mëdha janë në fushën e komunikacionit dhe higjienës komunale. Qyteti i Shkupit do të fillojë me realizimin e projekteve në çdo vendbanim, me çka do të mundësohet zhvillim i shpejtë dhe i balancuar për të gjitha komunat dhe vendbanimet në to në mënyrë të barabartë.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK