U mbajt takim me Sindikatën e Pavarur të Zjarrfikësve 15.2.2023

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, mbajti një takim pune me kryetarin e Sindikatës së Zjarrfikësve, Toni Boshkovski dhe sekretarin e përgjithshëm të Sindikatës së Pavarur të Zjarrfikësve të Maqedonisë, Bobi Veljanoski, në të cilin u bisedua për përmirësimin e kushteve të Brigadës Zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, për trajnime dhe pajisje për zjarrfikësit që janë të domosdoshme për ngritjen e gatishmërisë së tyre për intervenime, si dhe për masa të tjera të domosdoshme të nevojshme për funksionim më të mirë.


Zjarrfikësit janë heronjtë e qytetit tonë, të cilët ndjekin me vigjilencë dhe veprojnë shpejt në mbrojtje të sigurisë sonë. Të drejtat e anëtarëve të brigadës u avancuan vitin e kaluar duke plotësuar kushtin që vlera e pikëve nga rregullorja për përcaktimin e koeficientit të pagave, të shndërrohet në vlerë të pikëve në kontratën kolektive, duke mbrojtur kështu të drejtat ligjore të zjarrfikësve të Shkupit.