Rikonstruktohet bulevardi ASNOM 15.2.2023

Qyteti i Shkupit po i realizon në vazhdimësi projektet nga programi i zgjedhur nga qytetarët, i cili përmban kërkesa kryesore për përmirësimin e infrastrukturës së qytetit.

Me rikonstruksionin e plotë të bulevardit ASNOM nga kryqëzimi me bulevardin Serbia deri te rruga hyrëse tek rr.”Shtëpia e Futbollit”mundësohet rritja e sigurisë e pjesëmarrësve në trafik. Rikonstruksioni i kësaj rruge të rëndësishme nën kompetencë të Qytetit të Shkupit është përmbushje e një kërkese tjetër e qytetarëve dhe realizim i projektit të premtuar në programin Për Shkupin Modern.

Po rikonstruktohet rruga në sipërfaqe prej 9750 m2, me skajore të reja dhe trotuare në gjatësi prej 1.100 metra, është planifikuar nivelimi i pusetave dhe ulluqeve. Për qytetarët e kësaj pjese të qytetit po ngrihet gjelbërim i ri, fidane dhe rregullim adekuat të parterit.