Ndërtimi i rrugëve të reja në komunën e Gjorçe Petrovit po zhvillohet me dinamikë të përshpejtuar 15.6.2022

Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” sot asfaltuan plotësisht rrugën 46 në komunën e Gjorçe Petrovit në vendbanimin Kisela Jabuka.
Aktivitetet ndërtimore për asfaltimin e rrugëve tjera lokale në vendbanimet Volkovë, Kisela Jabuka, Dame Gruev, Novo Selë dhe Stopanski Dvor po zhvillohen me dinamikë të përshpejtuar. Në këto pesë vendbanime të komunës së Gjorçe Petrovit po ndërtohet infrastrukturë e re rrugore me gjatësi të përgjithshme rreth 5 km.
Bëhet fjalë për rrugë të cilat deri më tani nuk janë asfaltuar, gjegjësisht po asfaltohen për herë të parë me kërkesë të qytetarëve për të pasur rrugë dhe kushte që meritojnë.
Qyteti i Shkupit për këtë bashkëpunim ndërkomunal ndan 4 milionë denarë.