2020 - VITI I SLAVKO JANEVSKIT 15.1.2020

Kryetari Petre Shilegov, në seancën e ardhshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit do të propozojë që viti 2020 të shpallet viti i Slavko Janevskit, për nder të 100 vjetorit të lindjes së tij. Kjo është vetëm një dëshmi që Qyteti i Shkupit kujdeset dhe i çmon vlerat tona të vërteta.

Gjatë gjithë vitit, Qyteti do të organizojë dhe mbështesë një sërë aktivitetesh për nder të krijuesit tonë të madh. Ndër të tjera, është planifikuar një ekspozitë e madhe për figurën dhe veprën e Janevskit,  mbështetje e ribotimit të veprave të tij dhe emërtimin e një rruge me emrin e tij, ndërsa një nga muret në Shkup do të zbukuron një mural për nder të tij.

Aktivitetet për shënimin e këtij jubileu të madh fillojnë sot me lexim poetik të titulluar "Krijuesit e fjalës" në Qendrën informative kulturore, duke filluar nga ora 19.30, ku do te drejtohet Kryetarja e Këshillit, Ljubica Jançeva.