
PËR NJË JAVË JANË LARGUAR 168 AUTOMJETE TË PARKUARA NË MËNYRË TË PARREGULLT NË SIPËRFAQET PUBLIKE 15.1.2021
Gjatë javës së kaluar (08.01.2021 – 14.01.2021) me automjetet speciale –merimanga- janë larguar 86 automjete nga sipërfaqet publike. Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të parkuara në mënyrë të pa rregullt, 29 janë larguar nga parkingjet zonale, ndërsa 139 automjetet tjera janë larguar me urdhëresë nga policia e trafikut për shkak të shkeljeve të bëra si: parkim në rrugë, në shteg biçikletash, në vendkalim për këmbësorë, në trotuar, në sipërfaqe të gjelbër në kundërshtim me shenjat e trafikut, si dhe pas thirrjes nga pala e tretë.
Kontrollorët e parkingjeve zonale në të njëjtën periudhë sanksionuan gjithsej 365 automjete, për shkak të parkimit të parregullt, më saktë, për mos pagesë të shërbimit për parkim. Nga këto, 29 automjete u larguan me shërbimin “merimanga” për shkak të tejkalimit të kohës së lejuar për qëndrim në parking.
Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrja publike "Parkingu i qytetit" apelojnë te qytetarët që ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet tjera publike, dhe automjetet e tyre t'i parkojnë vetëm në parkingjet e përcaktuara. Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të shërbimeve të parkimit që në kohë ta rregullojnë pagesën e shërbimit të parkimit, në mënyrë që të mos sanksionohen dhe të mos u vendosen bllokatorë në gomat e automjetit. Pagesa për shërbimin e parkimit mund të bëhet përmes SMS porosisë.
- ВЕСТИ
- 05.03.2021 - QYTETI I SHKUPIT RREGULLOI KUART TË RI TË GJELBËR NË AERODROM
- 04.03.2021 - PËR NJË JAVË JANË LARGUAR 162 AUTOMJETE TË PARKUARA NË MËNYRË TË PARREGULLT NË SIPËRFAQET PUBLIKE
- 01.03.2021 - GJATË FUNDJAVËS PARKINGUN NË VODNO E SHFRYTËZUAN 564 AUOTOMJETE
- 01.03.2021 - ZAEVI DHE SHILEGOVI PREZANTUAN PROJEKTIN PËR RIKONSTRUKSIONIN E SALLËS UNIVERZALE
- 26.02.2021 - AKSION I MADH PËR PASTRIMIN E BREGUT TË LUMIT VARDAR NË GJORÇE PETROV
- 25.02.2021 - PËR NJË JAVË JANË LARGUAR 207 AUTOMJETE TË PARKUARA NË MËNYRË TË PARREGULLT NË SIPËRFAQET PUBLIKE
- 25.02.2021 - SHILEGOV: BANORËT E SHKUPIT DO TË FITOJNË HAPËSIRË PUBLIKE NË BREGUN E LUMIT VARDAR "13 NËNTORI"
- 24.02.2021 - QYTETI I SHKUPIT - QYTET I BARABARTË GJINOR
- 24.02.2021 - TAKIM PËR NEVOJËN E REFORMAVE NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL
- 23.02.2021 - QYTETI I SHKUPIT DO TA VAZHDOJË BULEVARDIN BORIS TRAJKOVSKI NË DRAÇEVË