Qyteti i Shkupit fillon me ofensivë ndërtimore dhe rikonstruksionin e rrugëve në gjatësi prej 10 km në 100 ditët e para të mandatit 15.1.2022

Qyteti i Shkupit e fillon vitin me rikonstruksionin e plotë të rrugëve në gjatësi prej 10 km në 100 ditët e para të mandatit të ri të kryetares Danela Arsovska. Bëhet fjalë për rrugë të cilat prej shumë vitesh nuk janë rikonstruktuar dhe qytetarët çdo ditë përballen me sipërfaqe të dëmtuara të asfaltit, të cilat e rrezikojnë sigurinë në trafik dhe dëmtojnë automjetet.

Rikonstruksioni fillon më 20 janar, në rrugën “Nikolla Karev”, bulevardi “Kuzman Josifovski Pitu” nga kryqëzimi me rr. Nikolla Karev deri te kryqëzimi me rrugën Boris Kidriç, rikonstruksioni i bulevardit "ASNOM" nga kryqëzimi me bulevardin "Srbija" deri në FFM, rruga "Hristo Tatarçev" nga kryqëzimi me rrugën” Heronjtë e Popullit" deri te rrethrrotullimi me bul. "Srbija", rr.Srbija", rr. “Todor Alexandrov", rr. “Pero Nakov" nga bul."Kiro Gligorov" deri te kryqëzimi me rr."Maxhari". Do të rikonstruktohen edhe rrugët “Radishanska”, “Vojdan Vasil Çakalarov”, “Vollkovë” dhe rruga “Franjo Kluz”.

Programi dhe aktivitetet programore të Qytetit të Shkupit realizohen përmes projekteve reale me implementim të plotë, duke krijuar zgjidhje të shpejta dhe efikase të komunikacionit dhe rrugë të sigurta për qytetarët si prioritet në të cilin me përkushtim do të punojë administrata e qytetit në këtë mandat katërvjeçar, duke filluar që nga 100 ditët e para.

Qyteti i Shkupit në 82 ditët e para të mandatit të kryetares Arsovska realizoi projekte të shumta, ndër të cilat më të rëndësishmet për qytetarët janë pastrimi i deponive ilegale dhe përforcimi i mbikëqyrjes inspektive, vendosja e linjave të natës në NTP, lëshimi në përdorim i teleferikut në Vodno.