Qyteti i Shkupit në vazhdimësi realizon kontrolle në terren të transportuesve publik 15.1.2022

Inspektorati i Qytetit të Shkupit gjatë ditës së sotme ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme në terren, përmes kontrolleve të autobusëve dhe furgonëve që transportojnë udhëtarë, me ç’rast është shqiptuar gjobë për firmën “Shoqëria për transport, tregti dhe shërbime Rojal Travel DOOEL import-eksport Shkup” dhe për të njëjtën do të dorëzohet raport në institucionet kompetente.

Është kryer kontroll inspektues i tre autobusëve dhe dy furgonave, ku është konstatuar se një furgon me emrin e kompanisë “Rojal Travel DOOEL” ka kryer transportin e udhëtarëve për në dhe nga Shkupi, dhe ekskursione, pa pasur licencë për agjenci turistike dhe transport të udhëtarëve. si dhe për organizimin e ekskursioneve me udhëheqës turistik, nga Ministria e Ekonomisë, që është e detyrueshme sipas ligjit për veprimtari turistike, dhe nuk posedon as leje nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Firma “Rojal Travel DOOEL” nën të cilën është i regjistruar furgoni, është themeluar më 28 dhjetor 2021, dhe sipas informacioneve të publikuara këto ditë në media bëhet fjalë për persona dhe automjete të lidhura me “Besa Trans”, firma të cilës i është marrë licenca për kryerjen e transportit të brendshëm të lirë dhe të veçantë të udhëtarëve dhe licenca për kryerjen e transportit ndërkombëtar të lirë të udhëtarëve nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, pasi paraprakisht janë konstatuar parregullsi në punë, moszbatim të ligjeve dhe detyrimeve ligjore, të cilat ajo si firmë duhet t'i respektojë.

Qyteti i Shkupit në vazhdimësi kryen kontrolle në terren, me qëllim që ligjet për këtë veprimtari të respektohen dhe të zbatohen në funksionimin e përditshëm të firmave që punojnë me transport publik, dhe me këtë, edhe të mundësohet kryerja cilësore dhe e përgjegjshme e veprimtarisë nga transportuesit, dhe mbrojtje e sigurisë së qytetarëve. Raporte përkatëse do të dorëzohen në institucionet kompetente.