Vazhdon pastrimi i deponive në Shkup 15.1.2022

Vazhdon pastrimi dhe rregullimi i mbi 120 deponive në Shkup. Në deponinë ilegale në Lisiçe te Kanali Usjanit janë pastruar gjithsej 538 metra kub mbeturina, rrënoja dhe mbeturina të forta, si dhe vegjetacioni i shkatërruar. Është pastruar sipërfaqe totale prej 1345 metrash katrorë.

Në deponinë në Kisella Vodë në rrugën Hristo Tatarçev është pastruar sipërfaqe prej 506 m2 me mbeturina të pastruara dhe transportuara, rrënoja dhe mbeturina të forta në deponinë e Drislës. Deponia e pastruar, tërësisht është rrethuar me shtylla metalike dhe tela në lartësi prej një metër.

Shkupi do të jetë qytet pa deponi ilegale dhe ky është një nga projektet kryesore në të cilin Qyteti i Shkupit po punon në mënyrë aktive, në bashkëpunim me komunat dhe ndërmarrjet publike nën Qytetin e Shkupit.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve që të jenë të qytetarë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm të cilët kujdesen për mjedisin jetësor, sepse vetëm kështu bashkërisht mund të kontribuojmë për Shkup më të pastër, më të gjelbër për ne dhe gjeneratat e ardhshme.