
BNJVL kërkon urgjentisht takim me Qeverinë me qëllim zgjidhjen e problemeve me krizën energjetike 15.2.2022
Në seancën e sotme, të katërt, të Këshillit Drejtues të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), njëzëri u votua kërkesa për takim urgjent me Qeverinë me qëllim gjetjen e zgjidhjes për problemet e shkaktuara nga kriza energjetike.
Që atje theksojnë se kërkohet të realizohet takim i anëtarëve të Këshillit Drejtues të BNJVL-së me kryeministrin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski dhe me drejtuesit e dikastereve që janë të lidhura drejtpërdrejtë me ballafaqimin me pasojat nga kriza energjetike.
Bëhet fjalë për një problem të madh për të cilin kryetarët e komunave kanë paralajmëruar prej kohësh për rritjen e shumëfishtë të faturave të energjisë elektrike, dhe në disa komuna edhe me mbi 500 për qind në krahasim me faturat para fillimit të krizës. Përfaqësuesit e BNJVL-së kërkuan reagimin në kohë nga ana e Qeverisë për tejkalimin e kësaj situate, duke potencuar se nëse kjo gjë nuk ndodh së shpejti, do të vihet në pikëpyetje jo vetëm funksionimi i komunave, por edhe i ndërmarrjeve publike dhe institucioneve arsimore dhe kulturore nën kompetencat e tyre.
Në takim u diskutua edhe për gjendjen e përgjithshme financiare të komunave, ku BNJVL edhe njëherë konfirmoi qëndrimin se për një pavarësi më të madhe financiare është e nevojshme rritja e mjeteve financiare nga dotacionet dhe përqindje më e madhe nga tatimi personal mbi të ardhurat, si dhe tatimi mbi vlerën e shtuar.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK