Janë zgjidhur 1.000 kërkesa të qytetarëve nëpërmjet adresës 24@skopje.gov.mk 15.2.2022

Në adresën elektronike për komunikim me qytetarët 24@skopje.gov.mk deri më tani kanë arritur 1.142 kërkesa, nga të cilat janë zgjidhur 1.000. Gjatë javës së kaluar pjesa më e madhe e qytetarëve në këtë mail kanë kërkuar që të vendosen shtyllëza mbrojtëse për të mbrojtur hapësirat publike dhe trotuaret për lëvizjen e sigurt të qytetarëve nga automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt, kanë raportuar për deponi të paligjshme dhe për probleme me qentë endacakë, dhe janë interesuar për procedurat për prerjen e drurëve të vjetër dhe të  thatë.

Në adresën elektronike 24@skopje.gov.mk qytetarët mund të raportojnë problemet të cilat janë nën kompetencat e Qytetit të Shkupit, ndërsa administrata e Qytetit është e obliguar të përgjigjet në një afat kohor nga 24 deri në 72 orë.

Qëllimi këtij projekti është puna me efikasitet e administratës së Qytetit në shërbim të qytetarëve, e cila do të kontribuojë që Shkupi të jetë një qytet funksional i cili ofron shërbime të shpejta, cilësore për shkupjanët. Me një mënyrë të tillë komunikimi Qyteti i Shkupit bëhet më i afërt për shkupjanët dhe ka për qëllim marrëdhënie të drejtpërdrejta me qytetarët për të zgjidhur problemet e përditshme me të cilat ata ballafaqohen.