
Zhardinieri qendror në bulevardin “Brigada e 12-të Maqedonase” mori një pamje të re dhe të rregullt 15.2.2022
Ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim”, me urdhër të Qytetit të Shkupit, në ditët e kaluara kryen rikonstruksionin e zhardinierit qendror në bulevardin “Brigada e 12-të Maqedonase”, në Komunën e Aerodromit.
Në një sipërfaqe prej 2761 metrash katrorë, zhardinieri u mbush me dhe cilësor, u vendos sistemi i ri i ujitjes pikë-pikë dhe u mboll bar. Në gjelbërimin qendror sot do të mbillen 17 fidanë të llojit katalpa.
Rregullimi dhe rinovimi i gjelbërimit ekzistues në qytet dhe ngritja e sipërfaqeve të reja të gjelbra është prioritet i Qytetit të Shkupit për të siguruar mjedis të pastër dhe të shëndetshëm. Në këtë drejtim, ekipet e Qytetit të Shkupit dhe NP “Parqe dhe Gjelbërim” këto ditë po punojnë në rregullimin dhe ngritjen e sipërfaqeve të reja të gjelbëruara në disa pjesë të qytetit.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK