
U krye kontrolli i sinjalistikës ndriçuese në shumë kryqëzime nëpër qytet 15.3.2022
Me urdhër të Qytetit, ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” gjatë ditëve të kaluara kanë kontrolluar semaforët në kryqëzimet e qytetit. Riparimi dhe zëvendësimi i lanterëve të dëmtuar në shtyllat e semaforëve është bërë në kryqëzimin e bulevardit “Mitropolit Teodosij Gologanov” me rrugën “Moskovska” dhe në bulevardin ”ASNOM” me bulevardin “AVNOJ 1” dhe bulevardin “AVNOJ 2” . Lanter i ri është vendosur edhe në kryqëzimin e rrugës “Hristijan Todorovski Karposh” me rrugën “Nataniel Kuçevishki”.
Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” zëvendësuan semaforin e vjetër me një semafor të ri në kryqëzimin e bulevardit “Brigada e Tretë Maqedonase” me rrugën “Franjo Kluz”. Në kryqëzimin e bulevardit “Goce Delçev” afër RTM-së, për shkak të një aksidenti automobilistik është dëmtuar shtylla e semaforit, e cila tani është zëvendësuar me një të re dhe janë vendosur lanterë të rinj për shoferë dhe këmbësorë. Javën e kaluar është riparuar edhe lanteri i varur në shtyllat e semaforëve në kryqëzimin e bulevardit “Bosnja dhe Hercegovina” me rrugën “Qemal Sejfula”.
Në bulevardin “Kiro Gligorov” dhe në bulevardin” Vidoe Smilevski Bato” u riparuan instalimet e semaforëve, në bulevardin “ASNOM” në qendrën tregtare East Gate Mall u betonuan themelet për shtyllat e semaforëve, ndërsa në bulevardin “Bosnja Hercegovina” u vendosën kapakë në pusetat e semaforëve për instalim.
Me qëllim rritjen e sigurisë së këmbësorëve, janë vendosur shtyllëza mbrojtëse në portën “Maqedonia”, në bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu” dhe në rrugën “Jordan Mijalkov”.
Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” në disa rrugë të qytetit vendosën sinjalistikë vertikale dhe kryen riparimin e pllakave të bekatonit në trotuare.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK