Ekipet e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” me shumë ndërhyrje në terren 15.3.2022

Ekipet e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime”, me qëllim furnizimin e pandërprerë dhe cilësor me ujë të banorëve të Shkupit, gjatë javës së kaluar, krahas kontrollit të rregullt në terren dhe aktiviteteve të punës, kanë ndërhyrë në disa lokacione në qytet.

Sektori “Ujësjellësi” i kësaj ndërmarrje publike ka mënjanuar defektet në lokacionet e mëposhtme: rruga “Resenska 10”, “Ovçepolska 101”, në Saraj në rrugën 4 p.n., rruga “Vojdan Çernodrinski 25”, rruga “Skupi” te Hubo Market, rruga “Vidoe Smilevski Bato” 41/67, rruga “Brigada Maqedonase Kosovare” 42/17, rruga 2 p.n. Studeniçan, në Kondovë rruga 1 bb, rruga “Bozhin Nikolov” 37 dhe rruga “Kumbara” 32.

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” vazhdon të punojë me përkushtim në mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në qytetin e Shkupit, me qëllim ngritjen e cilësisë së shërbimeve për përdoruesit.