TË SHTUNËN MBYLLET TËRËSISHT PËR TRAFIK BULEVARDI NIKOLA KAREV (RRUGA E PLASTIKAVE) 15.5.2020

Qyteti i Shkupit informon publikun se për shkak të realizimit të punimeve ndërtimore, nesër (16.05.2020, e shtunë), në periudhën nga ora 08:00 - 24:00, bulevardi Nikolla Karev (rruga e plastikave) do të mbyllet plotësisht për trafik, në pjesën nga kryqëzimi me rrugën Samoilova (Ambasada e SHBA) deri në hyrje të kazermës Ilinden.

Mbyllja e rrugës bëhet për shkak të asfaltimit të bulevardit, që është realizuar në kuadër të projektit për ndërtimin e bul. Nikolla Karev.