QYTETI I SHKUPIT NËNSHKROI MEMORANDUM PËR BASHKËPUNIM ME UNIONIN KOMBËTAR TË TË VERBËRVE 15.6.2021

Për shkak të realizimit më efikas të kujdesit shoqëror për të verbërit, lëvizshmërisë së tyre më të madhe, përfshirjes në rrjedhat shoqërore dhe forcimit të sigurimeve sociale, sot në hapësirat e Qytetit të Shkupit u nënshkrua memorandum midis Qytetit të Shkupit dhe Unionit kombëtar të të verbërve të Maqedonisë Veriore.

- Me këtë memorandum, Unioni kombëtar i të verbërve të Republikës së Maqedonisë Veriore është i obliguar të përgatisë raporte për nevojat e Qytetit të Shkupit për situatat në lidhje me sigurinë ekonomike dhe sociale të të verbërve për shkak të nevojës për adaptim, me qëllim që të hiqen pengesat, të sigurohet qasje në informacione, si dhe forcimi i të drejtave të të verbërve në qytetin tonë - tha Shilegov.

Qyteti i Shkupit do t'i përdorë këto raporte për të avancuar aktivitetet e tij programore të cilat na çojnë dejt përmirësimit të kushteve të të verbërve në Shkup.

   - Në periudhën e kaluar, Qyteti dhe Unioni kombëtar kishin një bashkëpunim intensiv në mbështetjen e Unionit. Në këtë drejtim, me rindërtimin e sallave për gjimnastikë në shkollat e mesme Mihajlo Pupin dhe Zdravko Cvetkovski, u siguruan pajisje sportive për të verbrit dhe me shikim të dobët, ku në shkollën e mesme Mihajlo Pupin u ndërtua edhe rruga e prekshme. Siguruam mbështetje për ngjarje sportive të tilla si Turneu tradicional i shahut më 13 nëntor dhe ndeshja e Topit të Qëllimit. Siguruam shtesë edhe letërnjoftime falas për transportin publik në qytet për 320 përdorues, anëtarë të Unionit për të verbërit e Qytetit të Shkupit, dhe njëkohësisht organizojmë edhe transportin grupor në vendet për piknik për anëtarët e kësaj shoqate - tha Shilegov.

Qyteti i Shkupit përkushtimisht punon në përmirësimin e cilësisë së jetësës për të verbërit dhe personave me shikim të dobët, dhe vazhdimisht merr masa që do të mundësojnë komunikim pa pengesa, lëvizje pa pengesa, përfshirje të plotë të këtyre njerëzve në shoqëri. Për këtë qëllim është  hapur Qendra e parë ditore për të verbërit dhe personat me shikim të dobët, funksionimi i së cilës u ndihmua nga Qyteti si institucion.

Përfaqësuesi i Unionit kombëtar të të verbërve të Republikës së Maqedonisë Veriore shprehu mirënjohje për Qytetin e Shkupit për mbështetjen që ata marrin dhe theksoi se Qendra e kujdesit ditor për të verbërit dhe personat me shikim të dobët është thelbësore për këtë kategori të qytetarëve, pasi që lejon anëtarët e tyre që ata të trajnohen për segmentin më të rëndësishëm për ta, orientimin në hapësirë, por ata do të kenë mundësinë të fitojnë trajnime të tjera edhe në maqedonisht si dhe në shqip.