
TAKIMI MES TË PARIT DHE MË TË MIRËVE – ÇMIME DHE MIRËNJOHJE PËR MATURANTËT MË TË MIRË TË GJENERATËS SË SHKUPIT 15.6.2021
Kryetari Petre Shilegov ndau mirënjohje të veçanta dhe shpërblime me vlerë për maturantët – më të mirët e gjeneratës nga 23 shkolla të mesme të Shkupit, në manifestimin tradicional "Takim mes të parit dhe më të mirëve" që u mbajt në Guacën e parkut të Qytetit. Ky manifestim ka për qëllim të afirmojë suksesin shkollor të më të mirëve të gjeneratës në shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit dhe t'u ndajë mirënjohje publike për rezultatet e arritura. Edhe këtë vit është shpërblyer suksesi i nxënësve nga shkollat e mesme profesionale që përfshihen në arsimin trevjeçar, kurse mirënjohje u ndanë edhe nxënësve me aftësi të kufizuara të cilët kanë arritur rezultate të veçanta në procesin e përfshirjes në arsim.
- Jam i nderuar që jam këtu me ju dhe që na pranuat neve më të moshuarit në shoqërinë tuaj. Nuk ka kënaqësi më të madhe për kryetarin e një qyteti sesa kur sheh të ardhmen e qytetit të tij të mbledhur në një vend. Këtë vit po ndajmë 34 çmime për më të mirët e gjeneratës nga 23 shkollat e mesme të Shkupit. Fatkeqësisht, njërën nga çmimet po e ndajmë pas vdekjes, të gjithë jemi të informuar për atë tragjedi, por ai fëmijë e meritoi këtë çmim të cilin Qyteti me kënaqësi do t'ia dhurojë përfaqësuesve të familjes së tij. Shumë prej jush do të bëhen inxhinierë, mjekë, avokatë, gjykatës, prokurorë, nuk e di se cili nga ju çka do të punojë në jetë, por ju porosis pa marrë parasysh se çfarë bëheni,para se gjithash të mbeteni njerëz. Ai është momenti më i rëndësishëm në jetën e njeriut. Ne, të rriturit që drejtojmë institucione të ndryshme, jemi këtu për të thyer kufijtë, ju bëhuni ata që do të thyeni barrierat - u tha Kryetari Shilegov më të mirëve të gjeneratës.
Ai i përgëzoi nxënësit për sukseset e deritanishme dhe i uroi që t’i realizojnë të gjitha ëndrrat e tyre.
Këtë vit më të mirët e gjeneratës janë:
Аleksandar Anakievski |
SHMQSH „Dimitar Vllahov” |
Јana Majanova |
SHMQSH „Јosip Broz Tito” |
Petar Stamenkovski |
SHMQSH „Маrija Kiri Skllodovska” |
Тео Gjekiç |
SHMQSH „Мarija Kiri Skllodovska” |
Ana Marija Tenxherevska |
SHMQSH„Vëllezërit Milladinov” |
Marija Saveska |
SHMQSH „Vëllezërit Milladinov” |
Erika Asanova |
SHMQSH „Vllado Tasevski” |
Zllatko Markoviç |
SHMQSH „Vllado Tasevski” |
Goce Takovski |
SHMQSH „8 Shtatori” |
Еlena Stamenkovska |
SHMQSH „Zdravko Cvetkovski” |
David Subashevski |
SHMQSH „Pançe Arsovski” |
Аgon Ajdini |
SHMQSH „Zef Lush Marku” |
Nikolla Petrovski |
SHMQSH „Оrce Nikollov” |
Sotir Sobraliev |
SHMQSH „Мihajllo Pupin” |
Lluka Nasevski |
SHMQSH „Мihajllo Pupin” |
Isra Sejfulla |
SHMQSH „Cvetan Dimov” |
Аleksandar Filopovski |
SHMQSH „Georgi Dimitrov” |
Leo Keseroviç |
SHMQSH „Gerorgi Dimitrov” |
Јovica Kekenovski |
SHMQSH „Boro Petrushevski” |
Маrko Kërstevski |
SHMQSH „Boro Petrushevski” |
Dushko Dimitrovski |
SHMQSH „Аrseni Jovkov” |
Аleksandar Jovanovski |
SHMQSH „Pançe Karagjozov” |
Ајlla Muratoviç |
SHMQSH „Pançe Karagjozov” |
Vasko Gjorgjievski |
SHMQSH „Pançe Karagjozov” |
Darijan Shekerov |
SHMQSH „Rade Jovçevski Korçagin” |
Sara Neziri |
SHMQSH „Saraj” |
Teodora Sollzdanovska |
SHMQSH „Koço Racin” |
Lejla Poturak |
SHMQSH „Llazar Tanev” |
Andrej Gjorgjievski |
SHMQSH „Llazar Tanev” |
Tаmara Kuncullova |
SHMEJQSH „Vasil Antevski Dren“ |
Kristijan Popovski |
SHMQSH „Nikolla Karev” |
Тoni Sali |
SHMQSH „Shaip Jusuf” |
Negjiba Azir |
SHMQSH „Shaip Jusuf” |
Manifestimi "Takimi mes të parit dhe më të mirëve" u mbajt nën përkrahjen e Kryetarit Shilegov, kurse u organizua nga Drejtoria e Kulturës dhe Arteve të Shkupit dhe me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë. Takimi mes të parit dhe më të mirëve këtë vit u mbajt për të 14-tën herë.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK