TAKIMI MES TË PARIT DHE MË TË MIRËVE – ÇMIME DHE MIRËNJOHJE PËR MATURANTËT MË TË MIRË TË GJENERATËS SË SHKUPIT 15.6.2021

Kryetari Petre Shilegov ndau mirënjohje të veçanta dhe  shpërblime me vlerë për maturantët – më të mirët e gjeneratës nga 23 shkolla të mesme të Shkupit, në manifestimin tradicional "Takim mes të parit dhe më të mirëve" që u mbajt në Guacën e parkut të Qytetit. Ky manifestim ka për qëllim të afirmojë suksesin shkollor të më të mirëve të gjeneratës në shkollat ​​e mesme të Qytetit të Shkupit dhe t'u ndajë mirënjohje publike për rezultatet e arritura. Edhe këtë vit është shpërblyer suksesi i nxënësve nga shkollat ​​e mesme profesionale që përfshihen në arsimin trevjeçar, kurse mirënjohje u ndanë edhe nxënësve me aftësi të kufizuara të cilët kanë arritur rezultate të veçanta në procesin e përfshirjes në arsim.

- Jam i nderuar që jam këtu me ju dhe që na pranuat neve më të moshuarit në shoqërinë tuaj. Nuk ka kënaqësi më të madhe për kryetarin e një qyteti sesa kur sheh të ardhmen e qytetit të tij të mbledhur në një vend. Këtë vit po ndajmë 34 çmime për më të mirët e gjeneratës nga 23 shkollat ​​e mesme të Shkupit. Fatkeqësisht, njërën nga çmimet po e ndajmë pas vdekjes, të gjithë jemi të informuar për atë tragjedi, por ai fëmijë e meritoi këtë çmim të cilin Qyteti me kënaqësi do t'ia dhurojë përfaqësuesve të familjes së tij. Shumë prej jush do të bëhen inxhinierë, mjekë, avokatë, gjykatës, prokurorë, nuk e di se cili nga ju çka do të punojë në jetë, por ju porosis pa marrë parasysh se çfarë bëheni,para se gjithash të mbeteni njerëz. Ai është momenti më i rëndësishëm në jetën e njeriut. Ne, të rriturit që drejtojmë institucione të ndryshme, jemi këtu për të thyer kufijtë, ju bëhuni ata që do të thyeni barrierat - u tha Kryetari Shilegov më të mirëve të gjeneratës.

Ai i përgëzoi nxënësit për sukseset e deritanishme dhe i uroi që t’i realizojnë të gjitha ëndrrat e tyre.

Këtë vit më të mirët e gjeneratës janë:

Аleksandar Anakievski

SHMQSH „Dimitar Vllahov”

Јana Majanova

SHMQSH „Јosip Broz Tito”

Petar Stamenkovski

SHMQSH „Маrija Kiri Skllodovska”

Тео Gjekiç

SHMQSH „Мarija Kiri Skllodovska”

Ana Marija Tenxherevska

SHMQSH„Vëllezërit Milladinov”

Marija Saveska

SHMQSH „Vëllezërit Milladinov”

Erika Asanova

SHMQSH „Vllado Tasevski”

Zllatko Markoviç

SHMQSH „Vllado Tasevski”

Goce Takovski

SHMQSH „8 Shtatori”

Еlena Stamenkovska

SHMQSH „Zdravko Cvetkovski”

David Subashevski

SHMQSH „Pançe Arsovski”

Аgon Ajdini

SHMQSH „Zef Lush Marku”

Nikolla Petrovski

SHMQSH „Оrce Nikollov”

Sotir Sobraliev

SHMQSH „Мihajllo Pupin”

Lluka Nasevski

SHMQSH „Мihajllo Pupin”

Isra Sejfulla

SHMQSH „Cvetan Dimov”

Аleksandar Filopovski

SHMQSH „Georgi Dimitrov”

Leo Keseroviç

SHMQSH „Gerorgi Dimitrov”

Јovica Kekenovski

SHMQSH „Boro Petrushevski”

Маrko Kërstevski

SHMQSH „Boro Petrushevski”

Dushko Dimitrovski

SHMQSH „Аrseni Jovkov”

Аleksandar Jovanovski

SHMQSH „Pançe Karagjozov”

Ајlla Muratoviç

SHMQSH „Pançe Karagjozov”

Vasko Gjorgjievski

SHMQSH „Pançe Karagjozov”

Darijan Shekerov

SHMQSH „Rade Jovçevski Korçagin”

Sara Neziri

SHMQSH „Saraj”

Teodora Sollzdanovska

SHMQSH „Koço Racin”

Lejla Poturak

SHMQSH „Llazar Tanev”

Andrej Gjorgjievski

SHMQSH „Llazar Tanev”

Tаmara Kuncullova

SHMEJQSH „Vasil Antevski Dren“

Kristijan Popovski

SHMQSH „Nikolla Karev”

Тoni Sali

SHMQSH „Shaip Jusuf”

Negjiba Azir

SHMQSH „Shaip Jusuf”

 

Manifestimi "Takimi mes të parit dhe më të mirëve" u mbajt nën përkrahjen e Kryetarit Shilegov, kurse u organizua nga Drejtoria e Kulturës dhe Arteve të Shkupit dhe me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë. Takimi mes të parit dhe më të mirëve këtë vit u mbajt për të 14-tën herë.