
TRE DEKADA FESTIVALI "VALLE PA KUFIJ" 15.9.2021
Më 16 dhe 17.09.2021 në Kurshumli an do të mbahet edicioni jubilar i tridhjetë i Festivalit "Valle pa kufij", ku do të performojnë valltarët nga Qendra Kulturore e Fëmijëve "Karposh". Festivali 30 vjetorin e tij "Valle pa kufij" e ka shënuar gjatë tërë vitit me aktivitete të ndryshme, si konkursi artistik me temë "Valle pa kufij - simbol i miqësisë midis fëmijëve", ekspozita e fotografive në temën "Fëmijët në veshje tradicionale të së shkuarës - tashmes", galeria retrospektive e fotografive "Tre dekada valle pa kufij", projeksion i intervistës me themeluesin e "Valle pa kufij", Tofe Drakulevski dhe promovimi i katalogut kushtuar "Valle pa kufij". Dy mbrëmjet e ardhshme të festivalit do të jenë rrumbullakësimi i këtij festivali tradicional për fëmijë.
Festivali i parë "Valle pa kufij" u mbajt më 1991 me iniciativën e doajenit të folklorit maqedonas Tofe Drakulevski. Që atëherë, fëmijë valltarë nga më shumë se 80 vende kanë marrë pjesë në këtë festival, duke krijuar kështu "Valle pa kufij" si shtyllë e kulturës maqedonase.
Qendra Kulturore e Fëmijëve "Karposh" me ansamblin e saj folklorik janë nikoqirë dhe organizatorët e festivalit, me mbështetjen e Qytetit të Shkupit.
Festivali, që nga themelimi i tij, ka karakter revijal.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK