QYTETI I SHKUPIT DORËZOI KËRKESË PËR LICENCË PËR DISTRIBUIMIN E ENERGJISË TERMIKE 15.10.2019

Qyteti i Shkupit dje (14.10.2019) paraqiti Kërkesë për licencë për distribuimin e energjisë termike në Komisionin rregullator.

Përveç Kërkesës për licencë për shpërndarjen e energjisë termike, është dorëzuar edhe dokumentacioni me të cilin konfirmohet që SHA SEQ-Shkup është personi i vetëm juridik që ka vendosur të drejtën e përhershme të përdorimit të linjeve të objekteve infrasrukturore të paluajtshme, infrastrukturës energjetike - tubacionet e ujit të ngrohtë,  në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut që ndodhen në territorin e qytetit të Shkupit.

Sistemet energjetike të qytetit (SEQ) dorëzuan informatë për mjetet e siguruara financiare mbi punën dhe prokurimin e mjeteve themelore për veprimtarinë, dhe se për punësimin e kuadrove profesionale janë të nevojshme maksimum 45 ditë.

Me dorëzimin e Kërkesës me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, SHA SEQ Shkup ka filluar procedurën për marrjen e licencës për shpërndarjen e energjisë termike  dhe njëkohësisht kërkon që në përputhje me Ligjin për Energjetikë dhe Rregulloren për licencat, bazuar në parimet për procedurën e lëshimit të licencave për kryerjen e aktiviteteve nga energjetika bazuar në transparencë, objektivitet, mosdiskriminim, efikasitet dhe ekonomizim, Komisioni Rregullator për Energjetikë t'i përgjigjet kërkesës brenda afateve të përcaktuara.